Connect with us

Ferizaj

Përkujtohen dëshmorët Ramadan Rexhepi dhe Imri Halili

Published

on

Në 19 vjetorin e rënies, përfaqësues të institucioneve të Ferizajt, familjarë e qytetarë të shumtë, kanë përkujtuar dëshmorët Ramadan Rexhepin, i njohur gjatë kohës së luftës si “Komandant Adidasi”, dhe Imri Halilin.

Vëllai i heroi të kombit Ramadan Rexhepi dhe babai i dëshmorit Imri Halili, thanë se megjithë dhimbjen që kanë, krenaria për djemtë që ia falën atdheun sa vjen e shtohet.

“Sot është përvjetori i Danit, është edhe 5 maji dita e dëshmorëve, është për neve humbje se Dani ka qenë shtyllë  e shtëpisë, por është edhe krenari për shkak se ne e gëzojmë lirinë, fëmijët e Danit janë të edukuar dhe kjo është mbi të gjitha, Dani ka qenë udhërrëfyes për të gjitha gjeneratat”, tha Shaban Rexhepi, vëllai i dëshmorit Ramadan Rexhepi.

Mërzi kam edhe unë edhe familja, por ku po i shoh këta që po ecin të lirë jam i kënaqur, lavdi u qoftë të gjithë dëshmorëve, por edhe familjes së Adem Jashari pasi  ai ka dhënë shumë më shumë se ne që e gëzojmë këtë liri”, tha Abit Halili, babai i dëshmorit Imri Halili.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ferizajt Gafurr Bytyqi, tha se në këtë ditë krenarinë e familjeve të dëshmorëve e forcon fakti që kosovarët jetojnë lirshëm, për çka edhe u flijuan gjithë dëshmorët.

 “Sot në ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar shënuam dhe përkujtuam edhe 19 vjetorin e rënies  në mënyrën heroike në vijën e frontit Ramadan Rexhepin dhe Imri Halilin. Ramadan Rexhepi fytyrë embelmatike kombëtare, intelektuale, e trimërisë, e guximit flijohet për atdheun, asgjë më të rëndësishme në këtë univers nuk kishte për Ramdanin dhe Imriun sesa çështja kombëtare”,tha Bytyqi.

Momente nga jeta me heroin Ramadan Rexhepin, ndau bashkëveprimtari Muhamet Murati.

“Ato janë vite që na kanë lënë mbresa, Dani si personalitet ka qenë një person i veçantë  që gjithmonë ka qenë i pari ka rrezikuar edhe në ato vite kur kemi punuar nëpër shtëpi private, pastaj edhe në luftë kemi qenë bashkë prej fillimit kur ka ardh Dani më 6 dhjetor në Jezerc deri në rënien e tij, më kujtohen shumë fjalë, shumë momente gjatë luftës, por ajo që ai është angazhuar çdo herë ka qenë ajo që ai ka qenë me profesion  profesor i edukatës fizike dhe i shtike ushtarët me ushtru dhe u thoshte më mirë është me derdhë djersë e më vonë mos me derdhë gjak, sepse ushtrimet ushtarake ishin të nevojshme, gjithmonë ka qenë i përpiktë e strateg, i ka kry obligimet ushtarake sikur me pas qenë oficer profesional”, tha Murati.

Më 5 maj të vitit 1999 në fshatin Jezerc ranë heroikisht Ramadan Rexhepi nga fshati Sojevë dhe Imri Halili nga fshati Gaçkë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending