Mbyllet rruga Kaçanik – Hani i Elezit për shkak të rrezikut nga shembja e kodrës

Sot në orën 10:00 është mbyllur për qarkullim rruga nacionale, Kaçanik – Hani i Elezit, për shkak të rrezikut që paraqet për qytetarët shembja e kodrës, plasaritja e së cilës  është zgjeruar.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka  dhënë detaje se cilat rrugë do të mund të shfrytëzohen për qarkullim me vetura dhe cilat për kamionë.

“Ne si alternativë kemi paraparë që veturat të kalojnë në aksin rrugor Glloboçicë – Gorancë – Hani i Elezit, rrugë e cila ka një gjatësi prej 12 kilometrash dhe e cila vitin e kaluar nga Ministria e Infrastrukturës është asfaltuar dhe ka një gjerësi prej 6 metrash, ndërsa nga Fusha e Pajtimit,  i bie diku rreth 24 kilometra, ku qytetarët mund ta shfrytëzojnë për në drejtim të Shkupit. Alternativa tjetër është edhe pikëkalimi në Glloboçicë, i cili shkon në drejtim të Tetovës. Kurse të gjithë kamionët duhet të kalojnë në Glloboçicë që nga dita e nesërme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90