Connect with us

Ferizaj

Salla e operacioneve të kirurgjisë jashtë funksionit që nga e shtuna

Published

on

Salla e operacioneve në repartin e Kirurgjisë të Spitalit Rajonal të  Ferizajt, është jashtë funksionit që nga e shtuna, për shkak se shiu që ra atë ditë depërtoi në këtë sallë dhe dëmtoi mjetet që ndodhshin aty.

Kryeinfermieri i anestezionit në këtë repart Enis Shabani, tha se dëmet që janë shkaktuar në Spital nga reshjet e shiut janë shumë të mëdha.

“Si pasojë e të reshurave pullazi i spitalit nuk ka mundur t’i rezistoj, dëmet janë tepër të konsiderueshme, vërshimet kanë përfshi dy depot tona kryesore të bllokut operativ atë të kirurgjisë dhe anestezionit, ka dëmtuar një numër të madh  të materialit të përdorshëm që lidhet direkt me pacientin dhe nuk mundemi të konstatojmë që  është apo jo steril për shkak të kontaminimit  me ujin dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me punën e bllokut operativ, por ajo që e bllokon punën më së tepërmi është pjesa e sterilizimit edhe aty është futur uji edhe në bllokun operativ dhe kështu që presim të vijnë ekipet e specializuara ta shohin se aparatura e sterilizimit nuk është në kontakt me rrymën pasi është pjesë vitale ku pa sterilimin e materialit medicional nuk mundemi të hymë në sallë dhe pa dezinfektimin e sallës dhe pastrimin total të bllokut të sallës nuk mundemi të bëjmë intervenim”, tha Shabani.

Për të vlerësuar dëmet që janë shkaktuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt, tashmë  është formuar një komision.

“Jemi në fazën fillestare të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara më datën 5 maj, shpresoj se shumë shpejtë do të dalim me një raport dhe të dimë gjendjen përfundimtare se si është puna, por vërehen dëmtime nga lagështia, sidomos e pjesës së sipërme të objektit”, tha Hajriz Tahiri, kryetar i komisionit mbikëqyrës.

Kurse, drejtori i Spitalit të Ferizajt Bejtush Jaha, tha se gjendja e krijuar këto ditë në këtë institucion flet më së miri për nevojën urgjente të ndërtimit të spitalit të ri.

“Është një spital i vjetër, objekt i vjetër me improvizime, prandaj është nevojë e ka hershme e Ferizajt të ketë një spital të ri, unë po shpresoj dhe besoj që brenda një periudhe të shkurt të filloj ndërtimi i një spitali të ri, pasi kjo gjendje që është krijuar është një apel edhe për nivelin e lartë që sa më shpejt të fillojnë procedurat për fillimin e ndërtimit të spitalit të ri”,tha Jaha.

Përveç repartit të Kirurgjisë nga reshjet e shiut janë shkaktuar dëme edhe tek reparti i Gjinekologjisë, ndërsa sipas drejtuesve të këtij institucioni,  vlera e dëmit të shkaktuar është përafërsisht rreth 3 mijë euro.

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending