Varroset polici Armend Trena

Në  fshatin Begracë të Kaçanikut, është varrosur polici Armend Trena, i cili u gjet i vdekur dje në lumin ‘’Lepenc’’, pas nëntë ditë kërkimesh.

Varrimi i tij u bë me nderime shtetërore.

Ai u gjet i vdekur pasi më 28 prill vetura e policisë në të cilën gjendej ai dhe kolegu i tij Malësor Dashi, ra në lumin ‘’Lepenc’’. Trupi pajetë i Malësor Dashit është gjetur të enjten e kaluar dhe është varrosur të premten.

Leave a Comment

Your email address will not be published.