Connect with us

Ferizaj

MAPL akoma pa përgjigje për LVV-në e Ferizajt

Published

on

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 60 ditë, Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj akoma nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, lidhur me kërkesën që ata kanë parashtruar në këtë ministri, sa i përket numrit të anëtarëve që kjo parti duhet t’i ketë në Komitetin për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Ferizajt. Enver Haliti nga Vetëvendosje, dyshon se këtu ka gisht politika, duke paralajmëruar se për këtë moskthim të përgjigjes do t’i drejtohen edhe organeve të drejtësisë.

 “Ne ju kemi drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal edhe me një kërkesë tjetër në mënyrë që të sqaroj këtë situatë, mirëpo kemi informata që janë edhe intervenimet politike që nuk e lejojnë edhe Ministrinë që të jap një interpretim ligjor, siç e thonë edhe ligjet dhe udhëzimet administrative në mënyrë që LVV të ketë dy anëtarë në Komitet për Politikë dhe Financa, ne do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën tonë, pasi besojmë fuqishëm  se LVV-së i takojnë dy anëtarë në KPF dhe presim përgjigje nga ana e Ministrisë në të kundërtën ne do t’i drejtohemi edhe gjykatave për shkak se ka kaluar edhe afati ligjor që sipas ligjit për procedura administrative është afati 30 ditë që Ministria është e obliguar të kthej përgjigje, mirëpo tani kanë kaluar mbi 60 ditë dhe ende nuk kemi përgjigje nga ana e Ministrisë”,tha Haliti.

Haliti shprehet i bindur se Vetëvendosjes i takojnë dy ulëse në Komitetin për Politikë dhe Financa, meqë thotë se këtë ua kanë garantuar votat e qytetarëve.

“Në bazë të votave që ka fitu LVV në zgjedhjet e kaluar dhe në bazë të ligjit dhe udhëzimeve administrative për formimin dhe funksionimin e komiteteve obligative, siç është KPF, LVV sipas fuqisë së votave dhe përfaqësimit në asamble komunale, është dashur të përfaqësohet me dy anëtarë në KPF, me çka nuk ka ekzistuar gatishmëri e subjekteve politike, gjegjësisht e qeverisë komunale që ka shumicën në Kuvendin Komunal që t’ia mundësoj LVV-së këtë përfaqësim që i takon me ligj dhe në shenjë pakënaqësie LVV deri më tani nuk është e përfaqësuar në këtë komunitet, ne gjithashtu kemi kërkuar edhe interpretim ligjor në MAPL,  me çka është kërkuar nga kryesuesja e Kuvendit që të përfaqësohet me kuotën 50% të gjinisë femërore për shkak se thuhet qartë në vlerësimin e ligjshmërisë nga MAPL-ja, që ky komitet nuk prodhon efekt juridik derisa nuk kompletohet me kuotën gjinore prej 50%, mirëpo kjo ka hasur në vesh të shurdhër”,tha Haliti.

Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi-Bytyqi, thotë se është pikërisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ajo e cila ka vendosur se sa anëtarë nga secila parti duhet t’i ketë Komiteti për Politikë e Financa.

“Vetëvendosje qysh në fillim ka shprehur shqetësimet e tyre, ka bërë edhe kërkesë në ministri, ku është kthyer përgjigja nga ministria dhe ajo përgjigje e MAPL-së  ka qenë po e  njëjta që jemi bazuar ne kur e kemi bërë ndarjen që u takon se si të jenë pjesë e KPF-së, pra një anëtar i takon LVV, së, përndryshe përgjigjen e kemi nga ministria, poashtu dhe vendimin  që e kemi marrë në Kuvend është i ligjshëm dhe nuk kemi arsye që të bëjmë ndonjë ndryshim në këtë aspekt”, tha Gashi-Bytyqi.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë asnjëherë në mbledhjet e Komitetit për Politike e Financa që nga formimi i tij.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending