Connect with us

Ferizaj

Agjencia Austriake për Zhvillim premton mbështetje për Universitetin e Ferizajt

Published

on

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka pritur sot një delegacion nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Gjatë këtij takimi u fol për mundësitë e bashkëpunimeve të reja si dhe për rezultatet e bashkëpunimeve  që këto dy institucione kishin bërë viteve të kaluara. Rektori i Universitetit të Ferizajt, Agron Bajraktari, tha se në dekadën e fundit kjo agjenci e ka ndihmuar më së shumti këtë institucion.

“Ne tani siç e dini jemi përfitues të një projekti i cili është projekt për partneritet me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Salsburgut dhe është hera e tretë që  jemi përfitues të këtij projekti në dhjetë vitet e fundit, si fakultet dhe tash si universitet. Ne me zotin Martin biseduam për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të dy universiteteve. Ajo që ka ndodh në të kaluarën ka qenë organizimi i konferencave të përbashkëta si dhe punimet dhe kërkimet shkencore që janë shkëmbyer mes këtyre dy institucioneve”,tha Bajraktari.

Ndërsa, drejtori menaxhues në Agjencinë Austriake për Zhvillim Martin Ledolter, shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për këtë institucion arsimor.

“Jam shumë i lumtur që njohuritë e marra nga universitetet e shkencave te aplikuar në Austri po aplikohen edhe këtu tek Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Ne si Agjenci jemi të gatshëm që të ofrojmë edhe shumë bashkëpunime të tjera të cilat do të jenë në favor fillimisht të studentëve, stafit akademik dhe përgjithësi shoqërisë së këtushme. Ne po shohim që ky universitet ka të ardhme dhe ne shpresojmë që së bashku ta zhvillojmë këtë institucion”, tha Martin Ledolter.

Pas këtij takimi, drejtori menaxhues i Agjencisë Austriake për Zhvillim mbajti një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending