Connect with us

Ferizaj

Lansohet projekti “Qeverisje përfshirëse për personat me aftësi të kufizuar”

Published

on

Personat me nevoja të veçanta janë të diskriminuar dhe udhëheqësit lokal e qendror nuk janë të njoftuar sa duhet për nevojat dhe kërkesat që ka kjo kategori e shoqërisë. Kështu u tha gjatë prezantimit të projektit “Qeverisje përfshirëse për personat me aftësi të kufizuar”, të organizuar nga shoqata “Handikos” në Ferizaj.

Menaxherja e ‘’Handikos’’-it në Ferizaj Xhemile Murseli, tha se ky projekt synon përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në jetën ekonomike, sociale e politike.

“Projekti ka në fokus zhvillimin e strategjisë komunale për personat me aftësi të kufizuar, një dokument publik i rëndësishëm, i cili do të mundësoj dhe të krijoj mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara për përfshirjen e tyre në jetën ekonomike, sociale, kulturore e politike”,tha Murseli.

Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyqi, tha se do të angazhojnë ekipe nga secila drejtori që të hartojnë strategji në mënyrë që ky projekt të gjejë zbatim.

“Qeveria lokale në krye me kryetarin Agim Aliu do të mundohet që t’iu dalë në ndihmë gjithmonë personave me nevoja të veçanta duke u ofruar mbështetje në realizimin e këtij projekti por edhe të projekteve të tjera që kanë për qëllim realizimin e kërkesave që janë jetike për personat me nevoja të veçanta, për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenien e kësaj kategorie”, tha Gashi- Bytyqi.

Në komunën e Ferizajt nuk dihet saktë se sa është numri i personave me aftësi të kufizuar, përkundër faktit që në vitin 2016  ishte marrë një iniciativë për identifikimin e personave me aftësi të kufizuar, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të mungesës së burimeve njerëzore e financiare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending