Aliu uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

‘’Besimtarët e fesë islame nisin agjërimin në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, muaj ky i sakrificës, forcimit të besimit, përkushtimit ndaj hyjnores dhe rrugës së devotshmërisë,  bekimit e mirësisë mes njerëzve. Uroj agjërim të lehtë,  të gjithë besimtarëve islam që agjërojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit!’’, thuhet në urimin e kryetarit Aliu.

Leave a Comment

Your email address will not be published.