Connect with us

Ferizaj

Familja Wagner nga Zvicra i dhuron Ferizajt një piano

Published

on

Julie Wagner dhe djali i saj Brus Wagner nga Zvicra, po vazhdojnë ta ndihmojnë Ferizajn me instrumente muzikore. Pas disa donacioneve që familja Wagner i dhuroi shkollës së muzikës ‘’Çesk Zadeja’’, sot qytetit të Ferizajt Julie dhe Brus i dhuruan një piano që u vendos në teatrin “Adriana”.

Klarinetisti i Filarmonisë së Kosovës Astrit Mustafa, tha se kjo piano i ka munguar shumë Ferizajt, madje në mungesë të saj janë anuluar shumë koncerte.

“Mungesa e kësaj piano ka bërë që shumë aktivitetet koncertuale me u anulu në qytetin tonë, pikërisht për arsye të mungesës së pianos, mund ta shihini se piano po vendoset në skenën e teatrit, pasi kemi menduar se në të ardhmen do të mendojmë të zhvillojmë aktivitete të ndryshme, pasi unë po mendoj me fillu një festival të muzikës klasike, ku mund të vijnë pianistë me renome ndërkombëtare, të cilët nuk kemi mundur me i ftu në Ferizaj pikërisht për mungesë të pianos”, tha Mustafa.

Mustafa, tha se për këtë piano me Julie Wagner kanë biseduar para shumë viteve.

“Është një dhuratë dhe një befasi shumë e këndshme që më bënë mua të jem shumë i emocionuar, pasi e kemi pritur kaherë, na u është premtuar nga një mike e jona, mike e gjithë Ferizajt, e cila vazhdimisht ka ndihmuar shkollën e muzikës me instrumente të ndryshme, por qëllimi kryesor ka qenë me pas një piano Ferizaj, ajo është pianiste e kolege e jona, ajo ka pyetur pse në Ferizaj nuk mund të ketë aktivitete sikur në Prishtinë, në momentin që i kam thënë se në Ferizaj nuk e kemi mundësi për shkak të mungesës së pianos, ajo e ka marrë mbase detyrim dhe më ka premtu se do të përpiqet të siguroj një piano, ky muhabet ka ndodhur para 6-7 viteve dhe po shihet që ajo ka arrit me sjellë këtë piano për ne”, tha ai.

Mustafa falënderoi edhe pronarin e kompanisë “Eliot Trans”, falë së cilit nga familja Wagner këto donacione po vijnë në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending