Konfiskohen afro 700 kg nënprodukte të prishura të mishit dhe qumështit

Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, kanë konfiskuar dhe asgjësuar 700 kg nënprodukteve të mishit dhe të qumështit, të cilat për shkak të mospërmbushjes së kushteve të transportit kanë rezultuar të prishura.  Inspektorati Komunal, përkitazi me këtë rast, përveç konfiskimit dhe asgjësimit, ka proceduar rastin në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

‘’Kemi realizuar një aksion për ndalimin e dy mjeteve transportuese të cilat po bartnin nënprodukte të mishit dhe të qumështit, të cilat pas analizave tona kanë rezultuar të prishura, për faktin se nuk janë siguruar kushtet e nevojshme për transportimin e kësaj ngarkese. Sasia e konfiskuar është rreth 700 kg, sasi kjo mjaft e madhe që ka qenë e destinuar të shpërndahet në pika shitëse, gjegjësisht marketet e qytetit tonë’’, ka thënë koordinatori i Inspektoratit Komunal Ridvan Berisha.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90