Connect with us

Ferizaj

200 fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë shënuan Ditën Olimpike në Ferizaj

Published

on

Përmes vrapimit në shesh rreth 200 fëmijë të  lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kanë shënuar Ditën Olimpike 2018,  organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës  dhe  komuna e Ferizajt.

Avni Nuha nga Komiteti Olimpik i Kosovës, tha se kjo ditë përcjell mesazhin që prindërit t’i angazhojnë fëmijët e tyre sa më shumë në aktivitete sportive.

“Kjo është ditë olimpike  e cila prej vitit 2012 është mbajtur edhe pse atëherë nuk ka  qenë Komiteti Olimpik i Kosovës në arenën ndërkombëtare, mirëpo nuk e kemi ndalë këtë aktivitet, unë ju uroj të gjithë fëmijëve  që të kenë një jetë të mirë të suksesshme dhe të merren me sport, kjo ditë ka mesazh që të merremi me sport dhe të kërkohet nga prindërit t’i angazhojnë fëmijët të ecin me sportin përpara, sepse sporti është ambasador i shtetit”, tha Nuha.

Ndërsa, udhëheqësi i sektorit të sportit në Ferizaj Bashkim Haxhimusa, theksoi se përkundër që shtegu ishte i papërshtatshëm, gara ishte madhështore.

“Janë vrapues fëmijët e vitit të pavarësisë, pra vitit 2008, që ata me moton ‘’Do të vrapojmë tërë jetën’’ e kanë këtë privilegj, organizimi ka qenë i shkëlqyer, pak shtegu ka qenë i vështirë pasi sheshi është asisoj, por këta fëmijë është e paraparë të vrapojnë gjithmonë në bulevard, por kemi kaluar mirë, u nxjerrën tri vendet e para, shkollat janë përgjigjur masovikisht që unë i falënderoj edhe arsimtarët edhe drejtorët që u bë madhështore dhe kjo garë në një formë është dhe garë në mes komunave të Kosovës kush po e organizon më së miri dhe mendojmë se ne ia dolëm mirë”, u shpreh Haxhimusa.

Ky është edicioni i shtatë që Komiteti Olimpik Kosovës shënon këtë ditë, ndërsa në qytetin e Ferizajt kjo ditë u shënua për herë të parë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending