Connect with us

Ferizaj

Fshati i Vjetër dhe Bibaj akoma pa ujë të pijes

Published

on

Në gusht të vitit 2016 patën filluar punimet për instalimin e ujësjellësit në fshatin Bibaj dhe në Fshatin e Vjetër, por përkundër kësaj, këto dy fshatra ende përballën me mungesë të ujit të pijes.

Banorët thonë se me ujë të pijshëm nga ujësjellësi janë furnizuar vetëm dy javë, edhe atë veç sa ishte fushata zgjedhore.

“E kanë lëshu një herë ujin para zgjedhjeve dhe gëzimi ka qenë shumë i madh, madje kemi bërë edhe festë në oborr të shkollës për ujë të pijshëm, por tash po bëhen 6-7 muaj që ne po presim ujin padurim, banorët e fshatit Bibaj janë kyçur, orët i kanë vendosur të gjithë, mund të them që 5% e tyre nuk janë kyçur me ora nëpër sistem, por pjesa më e madhe po dhe tek ne mund të lëshohet uji”, tha Faton Haxhisalihu, banor i fshatit Bibaj.

“Që një vit e gjysmë janë të vendosur gypat dhe kurrë nuk e kanë lëshuar as në Bibaj as në Fshat të Vjetër, vetëm gënjeshtra, çdo dy ditë shkojmë në qytet dhe nuk është vetëm një ditë, por që 4-5 vjet kështu”, tha Basri Neziri, banor i Fshatit të Vjetër.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhë me ujësjellësin, pasi unë jam në Gjermani kam ardh në pushim, por nuk e di nëse e kanë lëshu ujin ose jo, por  gypat janë dhe siç kam dëgju e kanë lëshu një herë dhe javë kanë ndalë prapë”, tha Ibrahim Ibrahimi, banor i fshatit Bibaj.

Ndërsa, në kompaninë rajonale të ujit “Bifurkacioni”, thonë se pa u kyçur në sistem të gjithë banorët e të dy fshatrave nuk do të filloj  furnizimi me ujë.

 “Problemi në këtë sistem të furnizimit me ujë në fshatin Bibaj dhe Fshat të Vjetër  qëndron se është kryer rrjeti primar dhe sekondar, por nuk janë kryer të gjitha kyçjet. Fshati Bibaj e ka kryer një numër të konsiderueshëm të kyçjeve që është obligim i qytetarëve, ndërsa Fshati i Vjetër jo. Për fshatin Bibaj kemi filluar regjistrimin për faturim, ndërsa për Fshatin e Vjetër pa u bë kyçjet nuk mundemi me lëshu ujin, por as me bë regjistrimin për faturim. Pra, problemi është tek kyçjet individuale dhe përderisa nuk është bërë realizimi i të gjitha kyçjeve nuk mundemi me bë lëshimin e ujit dhe në momentin që kryhen të gjitha kyçjet ne e lëshojmë ujin dhe i shtim në sistemin e faturimit”, tha Zelfije Hyseni.

Kyçjet individuale konsumatorëve të fshatit Bibaj dhe Fshatit të Vjetër po iu kushtojnë rreth 100 euro për një metër gjatësi, ku përfshihen edhe elementet përcjellëse.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending