Connect with us

Ferizaj

Në kolegjin ‘’Universum’’ mbahet ‘’Universiada 2018’’

Published

on

“Universiada 2018”, quhet aktiviteti i cili sot u zhvillua në kolegjin “Universum” në Ferizaj. Në këto gara diture ku morën pjesë shkollat fillore të Ferizajt, Kaçanikut dhe Vitisë, u përfshinë 400 nxënës të klasave të pesta dhe të nënta. Për më të suksesshmit e kësaj gare, kolegji ‘’Universum’’ do të ndajë rreth 50 bursa shkollore të cilat sipas niveleve janë prej 50-75% zbritje dhe pesë nxënësit më të mirë do ta kenë një vit shkollor falas në këtë kolegj.

Drejtues të kolegjit ‘’Universum’’ thanë se ky  format i garave ka për qëllim që të mbjell frymën garuese tek të rinjtë e shkollave fillore dhe të bëhet një rifreskim i njohurive që ata kanë marrë nëpër shkollat ku vijojnë.

“Kjo garë është organizuar si përcjellje e vazhdimësisë së garave të mëhershme në nivel të Republikës së Kosovës që më herët organizonte ‘’Universum’’ dhe ka kuptimin nxitjen dhe ofrimin e frymës garuese tek nxënësit. Siç e dini jemi gati në përfundim të vitit shkollor dhe kjo garë është një stimulim për t’i përsëritur edhe njëherë njohuritë dhe dituritë e marra nëpër shkollat e tyre,” tha Sedat Berisha.

Mësimdhënësit e shkollave pjesëmarrëse në këto gara,  vlerësuan se aktivitetet e këtij lloji janë të mirëseardhura për nxënësit për t’i sfiduar ata sa i përket lirshmërisë nëpër testime.

“Këto gara në përgjithësi janë të mirëseardhura për nxënësit jo vetëm për t’i përcjellë ato dituri çfarë i kanë arritur, por edhe një shkëmbim mendimesh. Ne besojmë që në të ardhmen gara të tilla të bëhen më shpesh edhe nga të tjera institucione”, tha mësuesi  Hamdush Krasniqi nga Kaçaniku.

“Ne herë pas here edhe brenda shkollës organizojmë gara të ndryshme, por kjo është një sfidë shtesë për nxënësit, sepse është një mundësi e mirë për ta provuar veten para sfidave të tjera që do t’i vijnë në jetë për teste të diturisë. Është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për të fituar bursë, por për t’u provuar si fëmijë për të ardhmen me qenë pak më të lirshëm, sepse ne e shohim që këta i frikohen shumë testimeve prandaj është mirë që t’i shohim edhe jashtë shkollës si gjenden ata”, tha Besa Jahiu-Reçica nga shkolla “Jeronim de  Rada” në Ferizaj.

Ndërkaq,  për disa nxënës pyetjet e këtij testi nuk ishin të vështira.

“Unë e përfundova, shumica e pyetjeve mu dukën të lehta, tri pyetje nuk arrita me i përfundu sepse nuk kisha ide për përgjigjet prandaj nuk humba fare kohë me to. Përndryshe këto gara janë shumë të qëlluara për ne nxënësit dhe urojmë që të fitojnë më të mirët”, tha Eroleta Dërguti.

“Edhe për mua pyetjet nuk qenë të rënda, kujtoj që ia kam dalë dhe do të jem një fitues për bursë“, tha Eros Kurtaliqi.

U tha se rezultatet e kësaj gare do të shpallen pas një jave.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending