Connect with us

Ferizaj

KPF i Ferizajt debaton për dhurimin e pajisjeve mjekësore

Published

on

Propozim-vendimi për dhurimin e disa pajisjeve mjekësore nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare për Spitalin rajonal të Ferizajt, ngjalli debat të ashpër mes pushtetit dhe opozitës në Komitetin për Politikë e Financa.

Anëtarë të LDK-së kërkuan që kjo pikë e rendit të ditës të hiqet, pasi që sipas tyre, asetet e komunës nuk kanë nevojë të falen, meqë  ato mund të shërbejnë për mjekësinë primare. Por, drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Besnik Berisha, tha se ky propozim arsyetohet me faktin që Këshilli Drejtues i QKMF-së ka vlerësuar se ato pajisje ku bëjnë pjesë monitor pacient, aparat PAP testi, infuzion pompa, shiringa pompa e të tjera, nuk mund të shfrytëzohen nga mjekësia primare dhe që shumica e tyre kanë mbetur nëpër depot e këtij institucioni. Madje Berisha lexoi edhe procesverbalin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të QFKM-së, në një nga mbledhjet e mbajtura në kohën kur ishin blerë ato pajisje.

“Ato mjete nuk dinë me i përdorë mjekët e QKMF-së, nuk janë trajnuar. Ato mjete janë të papërdorura, vetëm se kanë krijuar kosto dhe nuk përdoren,  19 mijë raste kanë qenë si pacientë dhe kurrë nuk është evidentu që janë përdoru ato pajisje. Edhe disa reagenca që i kanë marrë për PAP test e të cilat qëndrojnë nëpër qoshe e disave edhe ju ka skadu afati kurrë s’janë përdor. Këtu është dëmtuar buxheti dhe është keqpërdorë”, tha Berisha.

Ndërkaq,  Burim Karameta ish-drejtor i Shëndetësisë, këmbëngulte që këto pajisje kanë shërbyer  në QKMF, madje kanë shpëtuar edhe jetë. Por, kur ai përpiqej t’iu shpjegonte anëtarëve të Komitetit për rolin dhe rëndësinë e pajisjeve që janë blerë në QKMF  gjatë udhëheqjes së tij, disa pjesëmarrës e humbën durimin duke i thënë Karametës që mos t’iu mbaj ligjërata koti.

 “Më së pari është antiligjore që ke lexuar kështu procesverbalin e mbledhjeve të Këshillit Drejtues në këtë përbërje. Monitor pacientët janë një sistem që mund të monitorojnë parametra të shumëfishtë, tension, arterial, ekage, frekuencë oksigjeni e të tjera”, tha Karameta.

“Ne nuk po i kontestojmë këto zotëri, por neve na trego pse s’janë përdorë ato’’, tha Lumnije Morina nga PDK.

‘’Pse, atëherë qe s’je e njoftuar a janë përdor ose jo dëshiron me çu këtë çështje në Kuvend, zonjë ,pse ke ardhë këtu pa lidhje”, tha Karameta.

‘’Unë do të bindem prej fakteve që sjell drejtori edhe ti pastaj vendos qysh me votu“, tha Lumnije Morina.

Kjo pikë e rendit të ditës zgjati më shumë sesa pritej. Derisa drejtues të pushtetit bashkë me anëtarë të pozitës ishin pro që këto pajisje t’i dhurohen Spitalit rajonal, Xhavit Zariqi i AAK-së nuk beson që atje punët do të ecin më mirë. Madje, ai tha se dhurimi i asteve komunale është në kundërshtim me ligjin.

“Ne duhet ta dimë saktësisht se a kemi të drejtë ligjore me falë asete që janë të komunës. Nuk besoj që kemi të drejtë, por kjo duhet të sqarohet nga pushteti deri në kohën e seancës. Ndryshe, arsyeshëmria nuk është fare e plotë, nëse nuk është marrë një komision saktësisht për me bë një analizë se pse nuk janë shfrytëzuar ato pajisje unë them se mjekët janë fajtorët kryesor pse ato pajisje nuk shfrytëzohen, pasi që ata i referojnë pacientët në ordinanca private, prandaj unë mendoj se mjekët duhet me i mësu se si përdorën ato pajisje”, tha Xhavit Zariqi.

Ndryshe, Komiteti për Politikë e Financa i dha dritë jeshile edhe pikave të tjera të rendit të ditës për t’u diskutuar në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit. Ndër to ishin vënia në diskutim publik të draft rregullores për realizmin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijë, shpallja e dy  ngastrave kadastrave në interes të përgjithshëm, njëra në qytet e tjetra në Greme, raporti i punës për vitin 2017, si dhe ai i auditimit gjeneral për vitin 2017.

E, para se mbledhja të përfundoj, ishte sërish Burim Karameta me një kërkesë të tij. Ai kërkoi nga kryesuesja që në mbledhjen e radhës pikë e rendit të ditës të jetë shkresa e ministrisë për vendimin e ndërrimit të lokacionit të spitalit.

“Ministritë e linjës kanë kthyer përgjigje negative për çështjen e ndërrimit të lokacionit të spitalit dhe për këtë arsye ne kërkojmë që vendimi i nivelit qendror të na jepet neve dhe në këtë seancë plenare të njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit që një vendim i tillë është antiligjor dhe ju lutem përveç vonesave që jeni duke i bërë për fillimin e ndërtimit të spitalit, siç po duket ju jeni tu kalu edhe në pikat e kuqe ku e  rrezikoni të tërin këtë projekt”, tha Karameta.

“Sa i përket vlerësimit të ligjshmërisë, shkresa është kthyer me vonesë dhe ne bazë të rregullores nga Qeveria e Kosovës ne mund të mos e  shqyrtojmë fare atë shkresë, por bashkërisht me kryetarin megjithatë kemi vendosur që ta rishqyrtojmë ne seancën e radhës atë shkresë të ministrisë”, tha kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi.

Mbledhja e Kuvendit komunal të Ferizajt do të mbahet  këtë të enjte, më 31 maj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve dhe tre zyrtarëve të urbanizmit

Published

on

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore e Ferizajt dje ka shtyer nisjen e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve të urbanizimit të Ferizajt dhe tre zyrtarëve të tjerë të Komunës së Ferizajt, ndaj të cilëve Prokuroria e Shtetit më 12.02.2024 ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në Aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ish-drejtorët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis të Ferizajt, Faik Grainca dhe Lulzim Aliu, si dhe zyrtarët komunalë Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu po akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 422.1 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuza ka të bëjë me lëshimin e kundërligjshëm të lejes ndërtimore për objektin banesor të kompanisë “Hit Imperial” në afërsi të Arkivit Historik të Ferizajt, si dhe për mosekzekutimin e urdhërit për rrënim të mbindërtimit të kundërligjshëm në këtë lokacion.
Sipas “Betimit Për Drejtësi”, Gjykatësi i çështjes, Hebib Zeqiri, e ka shtyer seancës fillestare për muajin maj, për shkak të mungesës së njërës palë të akuzuar në gjykatore.

Shënim:

Sipas Ligjit, personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse gjykata e vërteton se janë fajtorë me aktgjykim të formës së prerë.

Continue Reading

Trending