Connect with us

Ferizaj

Distanca mes objekteve shqetëson banorët

Published

on

Rrezet e diellit të cilat po depërtojnë në këtë dhomë të 10 vjeçares Jerina Hyseni, shumë shpejt nuk do të duken më, pasi objekti që po ndërtohet shumë afër dritares së dhomës së saj do t’ia pamundësojë ndriçimin natyral.

Banorët këtij objekti të banimit kolektiv në rrugën ‘’Sejdi Sejdiu’’ në Ferizaj, ankohen se nga ndërtimet e shumëkatësheve që po bëhen afër njëra-tjetrës, po u pamundësohet jeta normale.

“Në atë moment që ka kuptu se do të punohet këtu vazhdimisht është e shqetësuar edhe pse mundohemi t’i ikim kësaj teme, këtu janë duke u bërë punimet dhe është e pashmangshme që të mos shqetësohet, pasi është në dijeni se do i mbyllet kjo pjesë e dhomës dhe dritë më nuk sheh”, tha babai i Jerinës, Faruk Hyseni.

Hyseni, thotë se të gjithë banorët kanë qenë kundër ndërtimit të këtij objekti, që ndodhet vetëm tri metra larg ndërtesës ku ata jetojnë.

‘’Kanë ardh na kanë thënë a doni me nënshkru u kemi thënë jo, si ta bëj nënshkrimin me dorën time që ta mbylli këtë pjesë. Kjo ka nisë me pushtetin e kaluar dhe po vazhdon edhe me këtë tjetrin, kjo po mbyllet, kjo banesë e ka vetëm këtë pamje, e vetmja pjesë e dritës është kjo, ankesa kemi pas, të shqetësuar jemi, por s’kemi forcë, kemi qenë në komunë por asgjë, po ta dinim se do të punohej këtu nuk do t’i kishim ble banesat këtu. Ka një vit që e kam marrë banesën, kur e kam marrë atë kohë nuk ka pas ndërtime, ka qenë një vend që është shfrytëzu si parking, nuk e kemi ditë e kemi ble, pastaj në verë kanë filluar punimet, nuk kemi qenë të kënaqur kemi pas ankesa i kemi dërgu ato në komunë, mirëpo është vazhdu prapë nuk janë marrë parasysh ankesat e tona, sepse me i pas marrë nuk ishte vazhdu, diell më nuk ka për ne, jemi të shqetësuar të gjithë banorët, por nuk kemi pas çka të bëjmë, çka mund të bëjmë me njerëz të fortë’’, u shpreh ai.

Ndërsa, drejtori i Urbanizmit në Ferizaj Lulzim Aliu, thotë se ndërtesa ku tani po jetojnë banorët, është ndërtuar në kohën kur nuk ka pasur plan rregullativ detal.

“Ndërtesa e parë është e ndërtuar në kohën kur nuk ka pas plan rregullativ detal dhe është e ndërtuar në skaje të parcelës, tash kur e ka kërkuar lejen parcela e re normat sipas planit rregullativ janë pak të papranueshme për  ndërtesën ku ka qenë e ndërtuar. Nëse dy parcela janë afër njëra tjetrës distanca mes dy objekteve që kanë dritare karshi njëra tjetrës sipas normave ka qenë me u largu nga 5 metra nga të dy parcelat dhe kjo nuk ka ndodhë tek banesa e parë dhe zgjidhjen që e ka bërë  Drejtoria e Urbanizmit në atë kohë e ka zgjedhë opsionin që me u largu nga banesa e vjetër 3 metra, por pa lënë dritare, me arsyetimin se më mirë 3 metra edhe mos e pas dritare dhe mos me u pengu intimiteti mes banorëve, ndërsa kriteri i dritës nuk është absolutisht i plotësuar”, tha Aliu.

Aliu tha se do të shikojnë se çfarë mund të bëjnë në raste të tilla.

“Ne jemi para një situate të rëndë, unë do ta trajtoj si çështje nëse është i pamundur vazhdimi i ndërtimit duhet me ndalë, në qoftë se mundet me u bë ndonjë kompromis për zvogëlim të etazhitetit, në qoftë se ka mundësi kombinim të parcelave edhe pse rruga “Sejdi Sejdiu” është trishtim dhe unë nuk e kuptoj se si ata blerës të banesave nuk e di se si i blejnë dhe nuk mendohen këto çështje, se për kategorinë tjetër nuk i intereson blerësi. Unë e kam thënë disa herë që në Ferizaj ndërtimtarët janë bërë tregtarë, nuk u intereson kualiteti dhe çka do të bëhet pas ndërtimit, por ju intereson vetëm shitja”,tha Aliu.

Megjithëkëtë, institucionet e vendit duhet t’iu qasen këtyre problemeve të qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë, pasi që krim quhet edhe shkatërrimi i jetës së njerëzve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Fikret Arifi emërohet u.d. i drejtorit në Spitalin e Ferizajt

Published

on

Pediatri Fikret Arifi është emëruar ushtrues detyre i drejtorit në Spitalin e Ferizajt.

Emërimi i tij është bërë më 08.03.2024 nga Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës pothuajse një muaj e gjysmë nga dorëheqja e udhëheqësit paraprak, Selajdin Sallahut,  më 31.01.2024.

Arifi është emërimi i katërt me radhë si ushtrues detyre pas Halit Gërbeshit, Isa Berishës dhe Selajdin Sallahut.

Spitali i Ferizajt nuk ka drejtor të rregullt që nga 06.08.2021, kur ish drejtorit Jeton Zeqiri i kishte përfunduar kontrata.

Përndryshe, SHSKUK ka hapur konkurs për drejtor të Spitalit të Ferizajt më 09.02.2024

Continue Reading

Ferizaj

Gjobitet me 300€, 3 pikë dhe 3 muaj pa patentë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj mbrëmë rreth orës 21:52 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, kanë ndaluar shoferin 21-vjeçar me inicialet S.G, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, pasi në zonën e kufizimit 80 km/h radari regjistroi shpejtësinë prej 146 km/h.

Në njoftim bëhet e ditur se ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masën mbrojtëse heqje e patentë shoferit në kohëzgjatje 3 muaj.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se të enjten, rreth orës 15:45 është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.H (M/K), i moshës 72 vjeç.

Ai ishte në kërkim në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’  për të cilën ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Trending