Connect with us

Ferizaj

Anulohen vendimet për lokacionin e Spitalit

Published

on

Vendimi për ndërrimin e lokacionit të Spitalit rajonal të Ferizajt, sërish ra në duart e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Ferizajt, pasi që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka vlerësuar se vendimi i marrë më 30 mars të këtij viti, është në kundërshtim me dispozita ligjore. Edhe pse as drejtues të pushtetit nuk gjetën formulim të saktë se çfarë dëshironin të bënin, drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu, tha se këtu s’ka nevojë të ndryshohet asgjë, veçse vullneti i kryetarit Agim Aliu ka bërë që kjo shkresë e Ministrisë të dalë në Kuvend, duke shprehur edhe njëherë potpuri kritikash në adresë të Ministrisë së Mjedisit.

Në anën tjetër, anëtarë të Kuvendit shprehën frikën që ky projekt madhor për qytetin do të humbet fare, për shkak që pushteti lokal po sfidohet nga ligjet në fuqi.

Por, frikën që Ferizaj mund të mbetet pa spital ua hoqi drejtori Lulzim Aliu, duke thënë se pavarësisht procedurave që kërkohen nga niveli qendror, ndërtimi i Spitalit të Ferizajt do të nis brenda pak ditësh.

Pas gjithë këtij debati, kuvendarët ferizajas anuluan të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me lokacionin për ndërtimin e Spitalit rajonal të Ferizajt.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending