Connect with us

Ferizaj

ETC shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Published

on

Në vigjilje të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra tregtare ETC në Ferizaj, ka organizuar disa aktivitete për ta shënuar këtë ditë. Në ambientet e jashtme të qendrës, nxënësit e klasave të ulëta të shkollave fillore të Ferizajt, prezantuan pika artistike, siç ishin vallet dhe recitalet e ndryshme.

Menaxherja e ETC-së në Ferizaj Ganimete Rexhepi-Krasniqi, tha se për fëmijët pjesëmarrës, ETC është kujdesur të ndajë dhurata e shpërblime të ndryshme.

“Sot ETC ka organizuar, sikurse herëve të tjera, një program artistik për nder të ditës 1 qershori, ku në kuadër të saj do të ketë këndim recitim e vallëzim, në fund fituesit do të shpërblehen me vlera monetare dhe do të ketë mirënjohje. Pas përfundimit kemi organizuar pjesën e garave me lojëra dhe në fund do të jepen dhurata për fëmijë dhe prerja e tortës. Ftesat janë bërë për të gjitha shkollat në Ferizaj dhe rrethinë, pjesëmarrës ka mjaftueshëm, besoj që do të ndahen të kënaqur me këtë aktivitet”, tha Ganimete Rexhepi-Krasniqi.

Krasniqi, tha se po bëjnë përpjekje që sado pak t’i gëzojnë fëmijët në ditën e tyre.

“Gjithçka duhet me bë për ta sepse vlera  e tyre është aq e madhe sa që ne është e pamundshme ta kthejmë në një vlerë, por sado pak respekt për festën që u takon atyre, janë pjesa më  e mirë e mundshme që ne me kënaqësi e bëjmë për ta”, tha Rexhepi-Krasniqi.

Të kënaqur për këtë organizim u shprehën edhe fëmijët pjesëmarrës.

“Kemi ardh sot për ditën e 1 qershorit të vizatojmë dhe besoj që ka me fitu ndonjë shpërblim ose ta fitoj një medalje ose një libër”, tha njëri nga fëmijët.

Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Elkos Center tashmë e ka bërë traditë, ku për çdo vit kjo qendër përkujdeset që këtë ditë ta shënoj me aktivitete të ndryshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve dhe tre zyrtarëve të urbanizmit

Published

on

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore e Ferizajt dje ka shtyer nisjen e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve të urbanizimit të Ferizajt dhe tre zyrtarëve të tjerë të Komunës së Ferizajt, ndaj të cilëve Prokuroria e Shtetit më 12.02.2024 ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në Aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ish-drejtorët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis të Ferizajt, Faik Grainca dhe Lulzim Aliu, si dhe zyrtarët komunalë Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu po akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 422.1 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuza ka të bëjë me lëshimin e kundërligjshëm të lejes ndërtimore për objektin banesor të kompanisë “Hit Imperial” në afërsi të Arkivit Historik të Ferizajt, si dhe për mosekzekutimin e urdhërit për rrënim të mbindërtimit të kundërligjshëm në këtë lokacion.
Sipas “Betimit Për Drejtësi”, Gjykatësi i çështjes, Hebib Zeqiri, e ka shtyer seancës fillestare për muajin maj, për shkak të mungesës së njërës palë të akuzuar në gjykatore.

Shënim:

Sipas Ligjit, personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse gjykata e vërteton se janë fajtorë me aktgjykim të formës së prerë.

Continue Reading

Trending