Connect with us

Ferizaj

Pajisjet mjekësore të QKMF-së i jepen në shfrytëzim Spitalit

Published

on

Dhurimi i disa pajisjeve mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare për Spitalin rajonal të Ferizajt, bëri që mbledhja e Kuvendit Komunal të Ferizajt t’i ngjajë një seminari mjekësor. Kjo pikë e rendit të ditës ngacmoi mjekët anëtarë të këtij Kuvendi, për të dalë në foltore e për t’i paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me arsyeshmërinë ose jo të këtij propozimi. Ekzekutivi kishte servuar këtë propozim-vendim me arsyetimin se këto pajisje të blera në vitin 2015, nuk i kanë shërbyer mjekësisë primare në Ferizaj, ndërkaq për to Spitali i Ferizajt ka nevojë të madhe.

“Këtë propozim e kanë dhënë ekspertët e QKMF-së, janë të involvuar në këtë rekomandim rreth 50 mjekë, kështu që qëllimi është i mirë që këto pajisje ta gjejnë vetën aty ku kanë nevojë qytetarët e Ferizajt”, tha drejtori i Shëndetësisë Besnik Berisha.

“Janë harxhuar 55 mijë e 578 euro të qytetarëve të Ferizajt për pajisje të cilat nuk janë shfrytëzuar fare prej momentit që janë blerë”, tha anëtari i PDK-së Arian Imeri.

Në anën tjetër, anëtari nga radhët e LDK-së, ish-drejtori i Shëndetësisë Burim Karameta, tha se pajisjet e blera janë shfrytëzuar gjithmonë, madje kanë shpëtuar edhe jetë.

“Ju mundeni me bë shëndetësinë edhe pa këta aparat, sepse ju jeni duke funksionuar edhe pa mjekë, do të thotë në emergjencë nuk ka asnjë mjek, d.m.th, juve s’po ju mungojnë mjekët e po ju mungon aparatura. Asnjë institucion nuk mund të licencohet pa i pas këto aparatura, kështu që ju jeni duke shkaktuar dëmtime buxhetore të komunës duke i falë këto e duke u detyrua me i ble pas gjashtë muajsh”, tha Karameta.

Por, Karametën e kundërshtoi kolegu i tij mjek,  Fitim Goga.

“Mjekësia familjare nuk e ka avancimin e duhur profesional për me u marrë me këto aparate, pasi që në to paraqiten  gjendjet e emergjencave akute, të natyrës sidomos kardiake. Ne në spital kemi nevojë shumë për këto pajisje, sepse na kryejnë shumë punë të madhe, do të thotë tek ne do të gjejnë zbatim”, tha Goga nga PDK.

Ndërkaq, Xhavit Zariqi nga AAK-ja, shprehu dilemë që këto pajisje do të shfrytëzohen edhe në Spital.

“Nëse janë të rëndësishme për Spitalin, Spitali ka qenë dashtë me i ble dhe me i vu në funksion të qytetarëve pa përjashtim. Gjithashtu nëse dikush e ka paraparë që u dashtë me u ble ato për qendrën e mjekësisë familjare ka qenë dashtë të vihen në funksion. E vërteta është se jo vetëm këto mjete, por edhe pajisjet më të thjeshta nuk vihen në shërbim të qytetarëve, por mjekët tanë nuk shkojnë aty për të shërbyer në Spital e as në QKMF, por mjekët tanë shkojnë vetëm sa për t’i marrë pacientët e për t’i dërguar nëpër ordinanca private, kjo është e vërteta”, tha Zariqi.

E, kjo deklaratë e Zariqit i ofendoi disa nga anëtarët e Kuvendit që janë edhe mjekë të këtij qyteti.

“Zëvendësministër me një shtet s’po ja përmendi emrin, ministri i shëndetësisë i kish mbledh doktorët dhe ju tha se po flitet qe ju jeni të korruptuar, atëherë një prej profesorëve i tha ministrit a po ju beson këtyre fjalëve, ministri tha po pse jo. Atëherë edhe për juve politikanëve po thonë se jeni të korruptuar, por ne s’po besojmë”, tha Xhevdet Haxhidema i PDK-së.

“Ma gjeni vetëm një mjek që ka dalë brenda orarit të punës në QKMF për të punuar në ordinancë private, atëherë unë jap përgjegjësi. Të lutem mos fol pa bazë zotëri Zariqi, sepse aty punohet me përkushtim, e nëse ju keni fakte atëherë denonconi, mos i gjithëpërfshini mjekët”, tha Heset Shatrolli.

Kësisoj, debati zgjati edhe më shumë, deri në momentin kur edhe u kërkua vota e anëtarëve. Me kërkesë të kuvendarëve pika e rendit të ditës ndryshoi formulimin ku nga dhurimi u mor vendim që këto pajisje Spitalit t’i jepen veç në shfrytëzim deri në 15 vjet. Me shumicë votash ky vendim u miratua.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending