Connect with us

Ferizaj

Paralajmërohet nisja e disa projekteve infrastrukturore në Ferizaj

Published

on

Kaluan më shumë se pesë muaj të qeverisjes, e drejtorët komunal të Ferizajt fjalinë e parë të konferencave me gazetarë e kanë të njëjtën. Ata po vazhdojnë të ankohen për borxhin e trashëguar.

Kësisoj, duke u ankuar për borxhet e mëdha që gjeti në Drejtorinë e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se brenda kësaj periudhe kohore kanë arritur t’i shlyejnë mbi 4 milionë euro borxhe.

“Nga Drejtoria e Infrastrukturës në pesë mujorin e parë janë paguar rreth 4 milionë e 400 mijë euro borxhe dhe si rezultat i këtyre pagesave bizneset ferizajase e kanë shumë më të lehtë operimin, pasi që shumë operatorë kanë rrezikuar për shkak të borxheve të komunës. Kemi bërë përgatitjen e një plani teknik dhe financiar në përfundimin sa më parë të projekteve të cilat vetëm janë filluar për premtime elektorale nga qeverisja e kaluar dhe që asnjëherë s’kanë përfunduar. E si rezultat i këtij plani të gjitha projektet do të përfundojnë gjatë vitit 2018 dhe 2019. E kemi ndalë edhe dukurinë për lidhjen e kontratave të paarsyeshme 2 e 3 vjeçare”, tha Bytyqi.

Me këtë rast, Bytyqi njoftoi se së shpejti do të nisin së realizuari projektet për të cilat tashmë kanë gjetur fonde nga Qeveria e Kosovës. Si më të rëndësishmin ai përmendi projektin “Bashkimi i Qytetit”, me një kosto prej 6,000.000 milionë euro.

“Projekti “Bashkimi i Qytetit” është një ndër premtimet kryesore të kryetarit Agim Aliu dhe ky projekt tashmë po merr jetë në vitin e parë të qeverisjes. Ka përfunduar projektimi detal dhe jemi në fazën e tenderimit, ndërsa vlera e këtij projekti është rreth 6,000,000 euro dhe parasheh ndërtimin e nënkalimit për vetura nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” deri në rrugën “Madeleine Albright” afër rrethit të spitalit, gjithashtu në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe vazhdimi i nënkalimit ekzistues nga rruga “Latif Hasani” në rrugën “Emin Duraku” edhe ky është një projekt shumë i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e veturave në rrugën “Ahmet Kaçiku”, si dhe do të rris sigurinë e lëvizjes për këmbësorë’’, theksoi  Bytyqi.

Projektet që sipas Drejtorisë së Infrastrukturës pritet të nisin gjatë këtij muaji janë zgjerimi i rrugës me katër korsi nga varrezat e Nikadinit deri në fshatin Gurëz, nënkalimi për vetura në Nikadin, si dhe ndërtimi i një salle sportive në fshatin Greme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending