Connect with us

Ferizaj

Dy familje ferizajase bëhen me shtëpi të reja

Published

on

Në prag të festës së Fitër Bajramit familjet Hasani dhe Tuniqi në Ferizaj, të cilat jetonin në kushte jo të mira ekonomike, kanë përfituar shtëpi të reja falë kontributit financiar që ka dhënë kompania “Eli-Ab” dhe aktivitetit të shoqatës humanitare “Feniks”. Në natë feste, këta familjarë nuk gjejnë fjalë për të falënderuar të gjithë ata që i bënë me shtëpi, derisa tregojnë se në shtëpitë e vjetra e kanë pasur shumë të vështirë të bëjnë jetë normale.

“Valla kushtet i kemi pas boll të vështira, shtëpia me vllagë, me ujë, kurrë s’jena kanë të qetë. Janë kalbë teshat në orman, jeta është qysh mos, por ne i falënderojmë shumë të gjithë ata që kontribuuan e na qitën në selamet. Zoti i ruajt nga çdo rrezik, na s’mundemi kurrë me ua kthy por Zoti inshallah ju ndihmon”, tha Shefkide Hasani.

“Po ndihem shumë mirë, i falënderoj pronarët e ‘’Eli Ab’’-it që patën rahmet e na ndihmuan për këtë shtëpi, po ashtu dhe bacin Milaim që nuk po ndalet e po punon si bleta, i bëri shumë njerëz skamnorë me shtëpia”, tha Isak Tuniqi.

Ndërkaq, aktivistë të shoqatës “Feniks” thanë se këto dy familje kanë jetuar në kushte rënda të rënda dhe janë përzgjedhur nga donatori për t’u ndihmuar.

“Shoqata ‘’Feniks’’ e ka një kënaqësi shumë të madhe kur sheh këta nevojtarë që u bënë më kulm mbi kokë dhe ne si shoqatë arritëm që përmes donatorëve të kontribuojmë që së paku në këtë ditë feste t’i buzëqesh fytyra edhe dikujt që deri më sot nuk i ka buzëqesh. Unë jam falënderues shumë shumë i madh edhe për’’Eli-Ab’’-in, por edhe për televizionet që na përcollën dhe informuan për çdo rast që ne kontribuuam”, tha kryetari i shoqatës ‘’Feniks’,  Milaim Jashari.

Nga fillimi i vitit 2018, shoqata humanitare “Feniks” ka ndihmuar për ndërtimin e 5 shtëpive, ndërkaq deri në fund të vitit po planifikon që të ndërtojë deri në 15 të tilla.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending