KBI në Ferizaj uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Kryetari i Bashkësisë Islame në Ferizaj Bujar Hasani, në një adresim me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër Bajramit, me mesazhe për paqe e tolerancë ka uruar besimtarët myslimanë.

 ’’Kjo është festa e Fitër Bajramit, është festë të cilën ua urojmë të gjithë qytetarëve tanë, duke u dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi në të dy jetët. Të rikujtojmë që kjo festë quhet festa e fitrit, të një obligimi fetar që më të pasurit ua kanë obligim të varfërve, duke na ftuar që të jemi më të vëmendshëm ndaj njëri tjetrit, më konsiderues dhe që t’i japim kuptim pozitiv diveristetit të natyrshëm njerëzor. Zoti na bëftë më të dashur, më të respektueshëm dhe më solidarë ndërmjet vete. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të gjithë ne”, tha Hasani.

Festa e Fitër Bajramit pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90