Connect with us

Ferizaj

Përurohen hapësirat e reja të shoqatës ‘’Down Syndrome Kosova’’

Published

on

Shoqata ‘’Down Syndrome Kosova’’, ka përuruar hapësirat e reja për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromën down në Ferizaj, projekt ky i realizuar me ndihmën e donatorëve dhe komunës së Ferizajt.

Drejtoresha e shoqatës  ‘’Down Syndrome Kosova’’, Sebahate Hajdini-Beqiri, tha se nga sot po fillon një etapë e re për fëmijët me sindromën down në këtë qytet.

“Faleminderit që jeni sot me ne në këtë ngjarje të veçantë, një ngjarje e cila po hap një etapë të re për trajtim të dinjitetshëm të personave me sindromën down në komunën e Ferizajt, siç e dinë edhe prindërit edhe bashkëpunëtorët tanë që nga viti 2010 kemi funksionuar me një hapësirë shumë të papërshtatshme, jemi munduar me shumë sfida që të jemi afër nevojave të komunitetit me ato kapacitetet që kishim”, u shpreh Hajdini-Beqiri.

Kurse, kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, këtë ngjarje e konsideroi si më të veçantën që nga marrja e mandatit, duke u zotuar se do të jetë përkrahës i fuqishëm i personave me sindromën down.

“Nëse për diçka kam vendosur pa hezitim dhe për të “hallakatur” gjithë buxhetin e për të gjetur një mundësi për t’i shërbyer dikujt pa hezitim me një po të madhe jam vu në shërbim të ‘’Down Syndrome Kosova’’, për të mbështetur këta fëmijë dhe këto familje, sepse konsideroj se është përgjegjësi e jona që në radhë të parë të kuptojmë të qenurit prind dhe familjarë në rrethana çfarë ofron jeta sociale në Kosovë dhe do të mundohemi që gjithmonë përkundër vështirësive që mund të kemi të gjejmë që vërtet të jemi afër këtyre kategorive dhe sot zotohem se do të mbështesim  kategoritë e tilla dhe programi im kryekëput do të jetë familja”, tha Aliu.

Ndërsa, donatori Nehat Thaçi, tha se ndjehet mirë që ka investuar në këtë projekt.

“Një sukses për ne aq i vogël, por për të tjerët aq i madh, mburrem me miqtë dhe dashamirët e mi që mu gjenden afër në këtë projekt, ju ftoj që jo vetëm kësaj shoqate t’i gjendemi pranë, por të gjitha kategorive të tjera që kanë nevojë”, tha Thaçi.

Bazuar në të dhënat e kësaj shoqate, në Ferizaj janë mbi 90 persona me sindromën down, 65 prej të cilëve janë fëmijë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending