Connect with us

Ferizaj

Shenjat e komunikacionit mbulohen nga drunjtë dekorativ

Published

on

 

 

Shenjat e komunikacionit të cilat gjenden përgjatë rrugës ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, janë mbuluar nga gjethet e drunjve dekorativ që janë të mbjellur rreth kësaj rruge. Në këtë mënyrë, vizitorët e Ferizajt e kanë shumë të vështirë që në bazë të shenjave të komunikacionit të dinë se po kalojnë rreth një shkolle apo se kanë afër një rrethrrotullim nga i cili mund të lidhen me pjesë të ndryshme të qytetit. Përveç kësaj, përgjatë kësaj rruge nuk ekzistojnë më as vendkalimet për këmbësore meqë ato janë fshirë me kalimin e kohës. Lidhur me këtë, shqetësim shprehin shoferët ferizajas.

 “Të them të drejtën nuk pashë shenja për shkak të pemëve, por unë jam rritur në Ferizaj dhe e di, por ata që vinë nga qytetet e tjera mund të kenë problem për me u orientu”,tha Naim Azemi.

Në dalje këtu të rrugës “Dëshmorët e Kombit” shenjat janë të  mbuluara me pemë, unë e njoh vendin, por të tjerët që vinë e kanë problem, duhet me intervenu dikush”, tha Osman Isufi.

Në Drejtorinë e Shërbimeve Publike janë në dijeni për këtë problem dhe për rrezikun që mund t’u kanoset qytetarëve, por thanë se shumë shpejtë do të marrin masa për këtë çështje.

Pa dashtë me u largu nga përgjegjësia sinqerisht në vazhdimësi edhe unë e kam potencu po ashtu edhe të tjerët që gjendja nuk është e mirë në kuptimin e vendosjes së shenjave, orientimeve nëpër qytet po ashtu edhe në hyrje e dalje të qytetit, mungojnë informatat sidomos për ata që nuk janë të Ferizajt për me hy dhe me dalë në qytete, në të njëjtën kohë kemi probleme edhe me gjëra të tilla siç është fjala tek vendkalimet e këmbësorëve, por shumë shpejt nga e hëna do të marrim një aksion të tillë për pastrimin konkretisht për krasitjen e disa drunjve dekorativ të cilat janë në zonën e qytetit dhe që po paraqesin pengesë për qarkullim dhe shumë shpejt do të largohen ata drunj dhe do të bëhet krasitja për t’u liruar hapësirat, po ashtu në të njëjtën kohë me kontratën e re që parashihet për shenjat e komunikacionit rrugor dhe ato informuese për qytet  ku e kemi nda në pesë lloto do të bëhen disa punë shumë të mira dhe komunikacioni apo informimi për qytetarë dhe vozitës do të jetë shumë efikas”, tha Arben Halili.

Megjithëkëtë, drejtori Halili tha se në adresë të drejtorisë që ai udhëheq nuk është paraqitur asnjë ankesë që ka të bëj me shenjat e komunikacionit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending