Connect with us

Ferizaj

500 hektarë grurë rrezikohen të mos korren për shkak të rrugës së pakalueshme

Published

on

Mbi 500 hektarë grurë rrezikohen të mos korren në fshatin Bibaj të Ferizajt, për shkak se rruga që të çon tek arat ku është i mbjellur gruri është bërë e pakalueshme. Fermerët thonë se e gjithë rruga është mbushur me ujë për shkak të mungesës së kanaleve kulluese.

 “Si pasojë e kësaj rruge të dëmtuar kanalet kulluese të arave nuk janë prandaj dhe uji rri në rrugë, kështu që nuk mundemi me hy me bë transportin e grurit, kemi tentu me traktorë por nuk kemi mundur me kalu e le më me mjete më të rënda me rimorkio që duhet me bartë, është shumë vështirë dhe krejt kjo është shkaku i kanaleve të mbyllura të kullimit të arave, ne e kemi bartur vite më parë në drejtim të autostradës, por tash detyrimisht duhet të kalohet këndej”, tha Skënder Ademi.

“Vërtet sivjet është një gjendje shumë e rëndë si në rendiment të grurit që është i ultë, edhe për rrugë që nuk kemi shpresë se mund të hymë në këtë rrugë prej ujit, kemi sasi të mëdha të grunajave, gruri është dobësuar me të madhe, dhëntë Zoti që mos të ketë këto ditë shi se më nuk kemi çka vijmë hiç, përpara ka funksionu kanalizimi për kullimin e arave dhe tash nuk janë pastru dhe janë këto pasoja, jemi kanë në komunë që dy ditë kemi kërku me na pru gurë të mëdhenj, sepse ne duhet të vijmë me makina të rënda kombajna, me kamionë për me bartë grurin e drithin dhe po shihet se nuk kalohet”, tha Shukri Sallahu.

“Kur e kanë shti ujësjellësin e kanë prishë rrugën dhe nuk është shtru me zhavorr, ne nuk jemi duke lyp asfalt, por një rrugë sa për me hy kamioni, e kombajna edhe ne kërkesën të vetme e kemi me na e zgjidhë gjatë këtyre 3-4 ditëve që me hy me korrë, se përndryshe ka me mbet pa u korrë pasi asnjë hektar nuk është korrë këtu, përndryshe nëse nuk korret gjatë këtyre ditëve i gjithë gruri do të dëmtohet”, tha Haki Limani.

Ndërsa, Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj Burim Bajrami, tha se e kanë vizituar këtë pjesë dhe se janë duke shikuar mundësitë që të intervenojnë për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike kemi dalur në vend të ngjarjes dhe kemi konstatu gjendjen që është, e vërtet që janë të vërshuar nga uji dhe është e pamundur të hyhet me mjete për korrjen e grurit aty, por do të shohim brenda mundësive tona intervenimin në atë pjesë, po ashtu vlen të theksohet se është pasojë e viteve të kaluara kur shumica e bujqve i kanë mbyllur kanalet dhe tani po janë pasojat”, tha Bajrami.

Përveç grurit, në këtë pjesë banorët kanë të mbjella edhe kultura të tjera bujqësore, për të cilat thanë se u janë dëmtuar mjaftë shumë nga mungesa e kanalit të ujërave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending