Connect with us

Ferizaj

Dëmtohet lapidari i dëshmorit Sejdi Sejdiu

Published

on

Lapidari i dëshmorit Sejdi Sejdiu në fshatin Nerodime e Poshtme, dita ditës po shkatërrohet nga persona të pandërgjegjshëm. Veprimet e personave të cilët po dëmtojnë lapidarin e dëshmorit të rënë për liri, e kanë irrituar banorin e këtij fshati Gani Neziri, i cili  thotë se përveç mungesës së përkujdesjes institucionale, për këtë lapidar nuk përkujdesen as banorët e fshatit.

“Kjo është duke u dëmtuar shumë, shkatërrimi i pllakave, rrethojës, dëmtimi i pemëve, shihet që është bërë qëllimisht. Mungon shumë mirëmbajtja institucionale po ashtu edhe nga banorët të cilët nëse nuk munden me ndihmu, të paktën mos ta dëmtojnë.  Skënderbeu gjithmonë ju frikonte rrënimit të kalasë nga brenda, kjo është duke u rrënu nga brenda, nga këtu, nga banorët është duke u rrënuar jo nga jashtë”, u shpreh ai.

Neziri tha se në këtë mënyrë po dëshmohet që ne jemi popull që nuk i respektojmë ata të cilët dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojmë.

“Ju bëj apel banorëve të këtuhit, institucioneve, që të kujdesen, këtu ka dëshmorë të luftës së dytë botërore, dëshmorë të UÇK-së, ata dhanë jetën për këtë vend, ndërsa ne mos të jemi në gjendje një punë më të vogël ta bëjmë, përkujdesjen e këtij lapidari, unë nuk jam familjar, jam vetëm banor, por po më pengon kjo padisiplinë, kjo pakujdesi që çdo njeri i civilizuar e me pak ndjenja kombëtare që ka kish me pengu ky veprim antipopullor, antikombëtar, se shkatërrimi i monumenteve të dëshmorëve është veprim antikombëtar”, tha Neziri.

Në kompaninë ‘’Ambienti’’ në Ferizaj, thanë se kanë për obligim vetëm mirëmbajtjen e hapësirave ku ndodhen lapidarët, ndërkaq për pjesën tjetër duhet të përkujdeset kompania që e ka ndërtuar lapidarin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending