Connect with us

Ferizaj

Diskutohet për përfshirjen e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë

Published

on

“Përfshirja e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë”, ishte tema që sot u diskutua në një debat publik mes qytetarëve, asamblistëve dhe njohësve të sektorit të energjisë, mjedisit e ekonomisë.

Ky debat i organizuar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, u tha se synon zhvillimin  e sektorit të energjisë në pajtim me parametrat e respektimit mjedisor dhe zhvillimit ekonomik.

Përfaqësuesja e KOSID-it, Dajana Berisha, tha se po bëjnë përpjekje që të ndalojnë ndërtimin e termocentralit të ri me qymyr në Kosovë, pasi një termocentral i tillë do të ishte i dëmshëm për mjedisin.

“Kemi luftu shumë dhe kemi shkuar me kampanja evokimi deri në nivele edhe më të larta globale, në takimet e përvitshme me zyrtarë të Bankës Botërore dhe kemi paraqit opsionet tona se Kosova nuk e ka të nevojshëm një termocentral të ri qymyri, për shkak të problemeve me shëndet, me mjedis që qymyri shkakton dhe njëkohësisht në kontestin e zhvillimeve globale që gjithçka po shkon drejt energjisë alternative dhe investimet në qymyr po vinë çdo ditë drejt vdekjes”, tha Berisha.

Kurse, analisti financiar Hekuran Murati, tha se ndërtimi i termocentralit të ri me qymyr i cili është bërë me marrëveshje e fshehtë, do ta rëndoj xhepin e qytetarëve.

“Është publiku kontrata për marrëveshjen për investim në ndërtimin e termocentralit, edhe pse ka pasur të angazhuar ekspertë dhe janë paguar 8 milionë euro për konsulent, kjo është  dëmshme, pasi kostoja e saj është shumë e lartë, vetëm kostoja e shpenzimit të kamatës është 200 milionë euro në vit dhe këto para do t’i paguaj qeveria, ku pagesa do të bëhet përmes taksave të qytetarëve dhe në vend se këto 200 milionë euro të shkojnë në shëndetësi ato do të shkojnë për me pagu një kontratë shumë të keqe e cila kontratë është bërë fshehtas”, tha Murati.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj Zekir Bytyqi, tha se komuna e Ferizajt është duke hartuar strategji për zhvillim ekonomik, duke përmendur këtu fondin e punësimit.

“Ne si qeverisje lokale planifikojmë të bëjmë një strategji të zhvillimit ekonomik  e cila u përshtatet të gjitha nevojave të qytetarëve, për me fuqizu zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Ferizaj kemi planifiku që të konsolidojmë fondin e punësimit i cili parasheh subvencionimin e bizneseve, kamatave dhe të jetë urëlidhëse mes bizneseve dhe komunës”,tha Bytyqi.

Në këtë diskutim publik, pjesëmarrësit  ngritën shqetësime që kanë të bëjnë me arsimin, sigurinë e çështje të tjera.

“Shumë herë iniciohen strategji dhe rregullore nga shoqëria civile por shumë pak nga grupet parlamentare brenda institucioneve dhe kjo është një shqetësim i madh pasi fryma e partive politike për të nxjerr një koncept të ri është në natyrën e tyre”, tha Kenan Gashi.

Në këtë takim u bë e ditur se Ministria e Mjedisit i ka pezulluar lejet e lëshuara për ndërtimin e mini-hidrocentraleve mbi lumin ‘’Lepenc’’ në fshatin Firajë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending