Connect with us

Ferizaj

Urbanizmi, sfidë për pushtetin lokal

Published

on

Anulimi i proceseve dhe lejeve diskutabile të ndërtimit mbetet sfidë kryesore e këtij pushteti. Pavarësisht faktit që drejtori i Urbanizmit ka përsëritur shumë herë  se gjendja e urbanizmit në Ferizaj i ngjan një kaosi të vërtet, ai sot në një konferencë për media pas gjashtë muajsh të qeverisjes, u shpreh se pushteti e ka të vështirë ta ndryshoj trendin e nisur nga ish-pushteti.

“Nuk është e lehtë me i anulu nëse mund të konsiderojmë 20-30 leje për të cilat kemi padi dhe që komuna ka lëshuar me vetëdije dhe tani mund të ketë pasoja materiale të shumëfishta. Ju e dini që të rralla janë  rastet nëpër gjykata kur komuna i fiton kontestet dhe kjo është sfidë që ne po duhet me përballu për me mbajt balancin. Është sfida dhe telashja kryesore, nuk është që nuk jemi të shqetësuar për këtë punë, nuk do të thotë se s’kemi menduar për këtë çështje mund ta fundosim  komunën financiarisht’’, theksoi Aliu.

Një tjetër telashe që sipas drejtorit Aliu po e përcjell çdo ditë punën e urbanizmit është Plani Zhvillimor Komunal.

“Gabimet substanciale në përmbajtje të PZHK-së dhe gabimet e tjera teknike të këtij dokumenti përveç pengesave serioze  që po na paraqesin në drejtim të realizimit të projekteve tona vitale po na shkaktojnë telashe edhe në procesimin e hartimit të dokumenteve të tjera të planifikimit siç janë hartat zonale dhe  dokumentet e tjera të mëvonshme. Sfidë në vete është interpretimi jo si saktë i Ministrisë së Mjedisit të udhëzimeve administrative që e shpjegojnë përmbajtjen dhe mënyrën e hartimit dhe korrigjimit të këtyre dokumenteve më të rëndësishme që hapin rrugën e zhvillimit të planifikuar të komunës sonë”, tha Aliu.

Përveç tjerash, këto ditë Drejtoria e Urbanizmit ka pranuar një vendim nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku urdhërohet që komuna e Ferizajt menjëherë të pezulloj kushtet ndërtimore dhe lejen ndërtimore në një ndërtesë në rrugën “Astrit Bytyqi”. Për këtë çështje, drejtori Aliu tha se përveç ankesës që kanë bërë, ende nuk kane vendosur se si të procedohet tutje.

“E rëndësishmja e këtij vendimi që e ka lëshuar Inspektorati është e drejta e ndërtimit në atë parcelë, ka vërejtje në procedura të dhënies së lejes që janë gabime minimale të cilat nuk ndikojnë në lejen e ndërtimit, mungon  një vijë, një datë, thjesht çështje periferike. Ne kemi vendos me zgjedhë të drejtën e ankesës, i kemi 8 ditë afat për t’u ankuar, sepse mendojmë se janë çështje procedurale dhe unë mendoj se s’kemi nevojë me i pezullu punët, ato do të vazhdojnë ndërsa ne i plotësojmë edhe ato dokumente të cilat po kërkohen”, tha Aliu.

Gjatë kësaj paraqitje publike, drejtori i Urbanizimit në Ferizajt ka njoftuar se kjo drejtori është në fazën e hartimit të hartave zonave, ku sipas tij, përfundimi i këtij procesi do të ndikoj që fusha e urbanizmit në Ferizaj të hyjë në binarë. E një ankesë që u shpreh nga ai është mungesa e stafit profesionist në këtë sektor me shumë aktivitete e procese të nisura.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending