Connect with us

Ferizaj

Hapet ‘’INTEREX’’ në Ferizaj

Published

on

Rrjeti i marketeve “INTEREX”, ka zgjeruar edhe më shumë rrjetin e tij me pikën më të re në Ferizaj. Sot në rrugën “Ahmet Kaçiku’’, është bërë hapja solemne e tij. INTEREX në Ferizaj vjen me një sipërfaqe prej 3 mijë e 500 metrash katror.

Përfaqësuesja e “INTEREX”-it, Juliana Haxholli, tha se synojnë që konsumatorëve ferizajas t’u ofrojnë cilësi e çmime të lira.

“INTEREX” vjen sot në këtë pikë të re në Ferizaj, ne duam që të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin ofertën më të mirë, të kenë zgjedhjen më të mirë. “INTEREX” Ferizaj është pjesë e  planit zhvillimor të “INTEREX” në të gjitha qytetet e Kosovës, kështu që ne kemi menduar që ky qytet kaq i bukur me këta njerëz kaq të mirë të kenë një mundësi shumë më të mirë për të zgjedhur atë që u duhet për jetën e tyre të përditshme, një ndër pjesët kryesore që ne mund t’u ofrojmë konsumatorëve që është edhe pjesë e sloganit të kompanisë ne do të ofrojmë çmime shumë të mira, kështu që slogani jonë është ekstra lirë, kështu që konsumatorët do të kenë mundësi të marrin më të mirën në të gjitha produktet që ata kërkojnë”, tha Haxholli.

Ndërsa, Arian Zeka drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, tha se zgjerimi i veprimtarive të tilla përveç që krijon vende të reja të punës, rrit  cilësinë dhe konkurrencën.

“Secila hapje e pikave të tilla në Ferizaj apo anembanë Kosovës natyrisht se nënkupton vende të reja të punës edhe nënkupton atë që është më e rëndësishme, shërbime më të mira për konsumatorë, kështu që besoj se duhet të shohim shumë më shpesh ngjarje sikurse kjo dhe në një mjedis të tillë ku konkurrenca është e pranishme ata që përfitojnë më së shumti janë konsumatorët qoftë në aspektin e cilësisë së shërbimeve, qoftë në aspektin e çmimeve të produkteve të cilat i blejnë, kështu që një konkurrencë e tillë formale brenda një sektori të formalizuar është e mirëpritur”,tha Zeka.

Kurse qytetarët të cilët kishin ardhur në hapjen e kësaj qendre në Ferizaj, u shprehën të kënaqur për hapjen e këtij marketi në këtë qytet, meqë thanë se më nuk kanë nevojë të udhëtojnë nëpër qytete tjera ku ekzistonte kjo qendër.

“Po besoj se Ferizaj është bërë një qendër jashtëzakonisht tregtare, “INTEREX” është një kompani e cila i ka çmimet e volitshme dhe gëzohem shumë që është hapur në Ferizaj dhe qytetarët do të kenë mundësi të blejnë produkte me një çmim më të ulët që edhe kanë nevojë, shumë vite më parë ka qenë në Fushë Kosovë dhe me të vërtet kemi ble gjëra që kanë qenë shumë më mirë se në dyqanet e tjera dhe për mua është gëzim që ka ardhur edhe në Ferizaj se me shkua atje ka shpenzime, kështu që është mirë për qytetarët e Ferizajt”, tha Habib Musliu.

“Çmimet e mira, ishin çmime që na u përgjigjen edhe neve popullatës po besoj që ja ka vlejtur që është hapur”, tha Veli Sherifi.

“Në Gjilan më ka ra shumë herë me shku, ndërsa tani s’ka nevojë me shku, ka pas nevojë për këtë qendër, edhe pse ka boll të tjera, por edhe popullata është shtuar”, tha Bejtush Latifi.

Qendra tregtare “INTEREX”, aktualisht operon me 20 pika shitëse në vend.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending