Connect with us

Ferizaj

Kultivuesit e mjedrës të pakënaqur me çmimin dhe rendimentin

Published

on

Kultivuesit e mjedrës në komunën e Ferizajt, po shprehen të pakënaqur me çmimin e ulët të mjedrës në treg, por përveç çmimit ata ankohen edhe për rendimentet e ulëta të kësaj kulture.

Fehmi Hyseni nga fshati Bibaj i komunës së Ferizajt, i cili ka të mbjella 20 ari mjedra, thotë se me çmimin prej 80 cent, sa shitet një kilogram mjedra, nuk arrin t’i mbuloj as shpenzimet që ka bërë, e lëre më të përfitoj diçka më shumë.

Fillimi ka qenë shumë i mirë, shumë i frytshëm, mirëpo me reshje të mëdha të shiut janë dëmtuar 50%, rendimentet janë shumë të vogla në krahasim me atë që është pritur, mirëpo krahas rendimenteve na kanë dëmtuar shumë edhe me çmim, çmimi është katastrofë, për momentin flitet se është 80 cent mirëpo edhe ajo nuk është e sigurt sepse këto janë vetëm fjalë të grumbulluesve, Ministria apo Drejtoria e Bujqësisë nuk po ndërmerr asgjë në këtë drejtim, këto fidane janë subvencion i komunave që i kanë dhënë me arsyetim se po punësojmë njerëz, në fakt neve vetëm çka na kanë bërë dëm se ne kemi harxhuar mjete shtesë në kultivimin e mjedrave dhe vetëm çka jemi në humbje”, tha Fehmi Hyseni.

I zhgënjyer për investimin që ka bërë shprehet edhe fermeri Haki Limani.

“Kur kemi nisur me investu na ka premtu shteti  vetëm investoni  se ka me qenë 2 euro kilogrami i mjedrave, ne kemi investuar këtu mbi 50 mijë euro, me shtylla, tela, bunara, e sistem, edhe vitin e parë ka qenë 1.40, vjet i kemi lanë gjysmën pa i mbledhur se u bë 80 cent, ndërsa tash po presim me e marr ndonjë bager edhe me i ba rrafsh krejt, çka me ba, unë vetëm pesticide e ushqime i kom harxhu mbi 1500 euro edhe punëtorët çka i kam pagu dhe plus tash me i mbledh nuk paguhet as benzina, as punëtori me 70 e 80 cent çmimi, po këtu është manipulimi njerëzve që  e kanë licencën për grumbullim, se tek ne në vend nuk ka kontroll, këtu bujku është i shkelur”, tha Haki Limani.

Në komunën e Ferizajt nuk dihet saktë sa hektarë mjedra janë të mbjella, ndërsa pika grumbulluese të kësaj kulture në këtë komunë janë dy.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending