Connect with us

Ferizaj

Blerina Murtezi boton librin e parë me poezi

Published

on

Blerina Murtezi nga fshati Rakaj i Ferizajt, ka përmbledhur poezitë e saja në një libër të titulluar ‘’Guxo’’, promovimi i të cilit do të bëhet më 24 korrik në Qendrën e Kulturës në Ferizaj. Këtë libër Blerina ia ka kushtuar vëllait të saj i cili njëjtë sikurse ajo vuante nga sëmundja Distrofia Muskulore dhe nuk jeton më.

“Forcë më dha dhimbja për vëllain tim që ka vdekë dhe kam fillu me shkru, aty e kam gjetur veten me poezitë e mija, kur kam fillu me shkru i kam shpreh gjërat që i kam mbajtur brenda dhe jam shumë e lumtur që u plotësua ëndrra ime dhe nuk e kam besu që mundet me mu realizu dhe jam shumë e befasuar sot, tre vitet e fundit kam biseduar me shoqet e mia Fitore Dervishi, ajo ishte si hajgare në fillim edhe më tha dërgomi poezitë t’i shoh dhe më thotë Blerinë nuk bën hiç pa i botuar këto dhe tani besoj që do të shkruaj më mirë, se më herët nuk më pëlqenin, nuk kisha dëshirë me ia tregu askujt, ndërsa tash besoj se do të shkruaj edhe më mirë”,tha Murtezi.

Redaktori i librit ‘’Guxo’’ Kemajl Aliu, tha se në këtë libër me poezi, autorja shpalos ndjenjat e personave me nevoja të veçanta.

“Libri ‘’Guxo’’ i poetes Blerinë Murtezi shquhet për një botë jashtëzakonisht të pasur poetike  ku ka një emocion karakteristik, ajo flet për një botë për plotë vetmi, dramacitet, flet për rrugët e këputura, flet për stinët që e kanë fundin e luleve, flet për një rrugë të harruar ku engjëlli udhëton nëpër shi, flet për karrocën, jetën në karrocë të cilën nuk mund ta kuptojmë sa duhet, thjeshtë është fjala për një botë, një shtëpi pa dritare ku autorja falë guximit ka mbërri mbase në fund që të gjej yllin e shpresës ku komunikon në një mënyrë shumë të veçantë”, tha Aliu.

Kurse, udhëheqësja e shoqatës “Hendifer”, Fazile Bungu, tha se rasti i Blerinës është shembull i mirë për të gjithë personat me nevoja të veçanta, për t’iu treguar atyre se edhe ata munden.

“Blerina ka pasur fatin që në moshën 14 vjeçare të jetë person me aftësi të kufizuar, deri në moshën 14 vjeçare ka qenë mirë ndërsa në moshën 14 vjeçare e ka atakuar sëmundja dhe ka mbetur në karrocë, aty ka filluar ta humb vetëbesimin dhe ne kemi punuar shumë në këtë drejtim që t’ia kthejmë vetëbesimin  Blerinës dhe të pajtohet me realitetin që atë tashmë e ka atakuar, kemi pasur vështirësi ta bindim që të ulet në karrocë, mandej kur e njëjta sëmundje e atakoi edhe vëllain e saj më të ri se Blerina dhe pas vdekjes së tij Blerina është mbyllur në vete dhe nuk donte me komuniku me askënd dhe sa herë kemi shku kërkesa jonë ka qenë që atë që e mundon Blerinën le ta shkruan dhe Blerina filloi me shkru”, tha Bungu.

Libri “Guxo” shtjellon tema të ndryshme dhe synon të trokasë në ndërgjegjen e shoqërisë mbi dukuri e situata të ndjeshme nëpër të cilat kalon secili njeri nëpër faza të ndryshme të jetës, përfshirë këtu edhe humbjen e më të dashurve, por edhe guximin e tejkalimit të sfidave me të cilat na përballë jeta, ashtu siç e përballi autoren e librit, e cila tash e disa vite vuan nga Distrofia Muskulore, sëmundje kjo që e ka lënë në karrocë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending