Connect with us

Ferizaj

Rektori Dema dhe pronari i kompanisë “Eurometal” takohen për bashkëpunime

Published

on

Një delegacion i Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ i udhëhequr nga rektori Marjan Dema, ka vizituar kompaninë ferizajase “Eurometal”. Gjatë kësaj vizite ata kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mënyrë që studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ta kryejnë punën praktike në këtë kompani. Rektori Dema, tha se kjo mundësi do t’iu ndihmojë studentëve në aftësimin e tyre profesional.

“Jam shumë i lumtur pas asaj që pashë në këtë punishte. Do të jem ende më i lumtur kur studentët të jenë pjesë e kësaj kompanie dhe t’i forcojnë aftësitë e tyre. Është mrekulli të shohësh një kompani kaq të suksesshme”, tha Dema.

Pronari i kompanisë ‘’Eurometal’’, Njazi Musliu, tha se kompania e tij ka nevojë për profesionistë, duke theksuar se përmes  marrëveshjes që do ta zyrtarizojnë së shpejti, një numër i studentëve të UP-së të cilët tregojnë rezultate të mira gjatë praktikës mund të punësohen aty.

“Ne kemi nevojë për kuadro dhe studentët kanë nevojë për praktikë dhe kjo është mundësi e mirë për të dyja palët. Ne kërkojmë që një kohë saldues profesional dhe besoj që studentët kanë me u bindë që e ardhmja është në prodhim. Apeloj te studentët të marrin drejtime të Makinerisë, Inxhinierisë, sepse drejtime të tilla përparojnë ekonominë e vendit. Ne kemi bashkëpunime me vende të ndryshme të Evropës dhe studentëve u jepet mundësi më e mirë”, tha Musliu.

Ndërkaq, Naser  Sahiti prorektor për mësimdhënie në UP, ka theksuar  se fatkeqësisht në Kosovë viteve të fundit është zbehur interesimi i të rinjve për t’i studiuar këto fusha. Ai tha se Universiteti i Prishtinës përmes këtyre bashkëpunimeve që do të bëj me firma prodhuese, synon sensibilizimin e studentëve për t’u orientuar në këto drejtime.

“Këto ditë është duke u mbajtur provimi pranues dhe për drejtimin e Makinerisë ka më pak interesim e që do të duhej të kishte më shumë. Përmes kësaj marrëveshje do të mundësohet  që studentët të profesionalizohen. Është mirë që këta studentë të profesionalizohen edhe në vendet e ndryshme të botës, mirëpo kontributin ta japin në Kosovë. Mosinteresimi i studentëve për drejtime të teknikës shumë shpesh ka të bëj se këto drejtime janë më të rënda”, tha  Sahiti.

Ndryshe,  kompania për prodhimin e konstruksioneve të çelikta “Eurometal”, këto ditë ka fituar një çmim ndërkombëtar si njëra ndër firmat më të suksesshme në Ballkan.

Aktualisht ‘’Eurometal’’ ka të punësuar mbi 80 punëtorë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending