Connect with us

Ferizaj

Universiteti i Ferizajt pranon 350 studentë

Published

on

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka shpallur rezultatet e pranimit të studentëve për vitin akademik 2018/2019. Në afatin e parë të regjistrimit ky universitet ka pranuar 352 studentë nga 410 sa do të regjistroj gjithsej. Zyrtari i shërbimeve studentore në USHAF Armend Hysa, tha se në dy programe studimi është plotësuar numri i studentëve, ndërsa kanë mbetur edhe 58 vende të lira në dy programe të tjera për afatin plotësues.

“Kemi pas provimin pranues më 18 korrik dhe më 19 korrik i kemi shpallur rezultatet e pranimit për afatin e parë të konkursit, për 410 vende kanë konkurruar 438 kandidatë nëpër programe të ndryshme, në turizëm kanë aplikuar 220 studentë për 150 vende të lira, në programin arkitekturë interieri kanë aplikuar 116 për 100 vende të lira, në programin dizajn dhe konstruksion të produktit  të drurit kanë aplikuar 24 kandidatë për 60 vende të lira dhe programin inxhinieri industriale dhe informatikë kanë aplikuar 78 nga 100 vende të lira. Do të thotë në programin e studimit turizëm dhe arkitekturë interieri janë plotësuar vendet e kërkuara, ndërsa për afatin plotësues kanë mbetur të lira 36 vende në programin dizajn dhe konstruksione të produktit të drurit, në programin inxhinieri kanë mbetur 22 vende të lira për afatin plotësues”, tha Hysa.

Hysa tha se studentët e pranuar nuk i janë nënshtruar provimit pranues, përveç atyre që nuk kanë pasur provim të maturës.

“Këta kandidatë që kanë pasur maturë shtetërore kriteri ka qenë pikët e maturës, suksesi dhe senati ka caktuar disa lëndë prioritare siç janë matematikë, informatikë, fizikë  dhe në turizëm lëndë prioritare kanë qenë ekonomi dhe ndërmarrësi, ndërsa për kategorinë tjetër që nuk kanë pasur maturë shtetërore që janë një gjeneratë mbi 30 vjet për ata kemi organizu provim pranues dhe kanë qenë vetëm 8 kandidatë”, tha Hysa.

Në Universitetin e Ferizajt njoftuan se afati plotësues për pranimin e studentëve në profilet ku kanë mbetur vende të lira do të jetë në shtator.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending