Connect with us

Ferizaj

Promovohet romani ‘’Shpella’’ i autorit Bashkim Hyseni

Published

on

Një ngjarje me shumë dilema e shumë përjetime. Një rrëfim shumëdimensional i kohës e i kujtimeve, i idealizimit e denigrimit, janë këto që e përshkruajnë romanin  e autorit Bashkim Hyseni i titulluar “Shpella”, i cili u promovua sot.

Redaktori i romanit “Shpella”, Sulejman Dërmaku, tha se ky roman sjell përjetime të hidhura e tragjike, të ndërthurura edhe me motive, të cilat bëjnë që secili lexues ta gjej vetën aty.

“Autori Bashkim Hyseni në mënyrë tejet specifike, por me një gjuhë mjaftë të qartë në romanin e tij “Shpella” trajton disa tema të aktualitet tonë që në fakt janë pasqyrë e ngjarjeve të dy epokave të fundshekullit 20 dhe fillimshekullit 21, e të cilat ishin dhe mbeten preokupim i yni i vazhdueshëm. Libri do të zgjoj kërshërinë e lexuesve të të gjitha shtresave  e niveleve shoqërore meqë temat të cilat trajtohen brenda kopertinave të romanit janë të tilla saqë secili lexues në njëfarë mënyre do të identifikohet me të bëmat, veprimet a mosveprimet e personazheve duke e vënë kështu në peshojë edhe personalitetin e vet dhe kontributin e dhënë për vendin në instancë të fundit”, tha Dërmaku.

Kurse, recensuesit e romanit “Shpella”, Arsim Hamiti dhe Zyrafete Shala, thanë se temat e shtjelluara në këtë roman, janë tema të patrajtuara deri më sot në letërsinë shqipe.

“Romani ”Shpella” i Bashkim Hysenit botohet 15 vjet pas ditarit të luftës ‘’Jeta mund vdekjen’’, ku autori kishte përmbledhur përjetimet e një kohe të rëndë, ankthin dhe përgjegjësinë që bartnin mbi supe personeli i spitalit të improvizuar ushtarak që krahas mjekimit të ushtarëve të plagosur ishte e nevojshme edhe mbrojtja e tyre nga sulmet e armikut, ky ditarë në një mënyrë është pararendës i hershëm i romanit “Shpella” dhe përmban në vete bërthamat e situatave dramatike që do të jenë pikënisje e fabulës së romanit, por edhe krijimit të personazheve të cilët do të vazhdojnë luftën e tyre në dy dekada jo si luftë kundër armikut, por në luftë me jetën dhe shoqërinë”, theksoi Shala.

“Ky roman trajton atë tranzicionin e papërfunduar social, politik e nacional të shoqërisë sonë që ndodhi pasluftës sonë të fundit dhe po vazhdon të ndodhë akoma, autori në këtë rast na sjell një rrëfim interesant, të zakonshëm në shikim të parë për përditshmërinë tonë, por aspak të zakonshëm për letërsinë e krijimtarinë e pasluftës duke na futur në labirinte të panjohura që pëson njeriu përball fatit të tij, duke ndjekur kryepersonazhin “Gafa”, përjetimet e tij, ne shohim se si realiteti i vrazhdë  që kemi ndërtuar paslufte  dalëngadalë e vret heroin modern”, tha Hamiti.

Për përmbajtjen e këtij romani foli edhe autori Bashkim Hyseni. Ai tha se në këtë roman është munduar të sjell shqetësimet dhe dilemat e njeriut që jeton nën qiellin kosovar.

“Jam mundu t’i sjell letërsisë shqipe diçka pak më ndryshe, është një tip i një ushtari që jeton në kohën e sotme, ndoshta të një ushtari naiv në kohë që ka idealizu gjithçka, por që megjithatë del se edhe liria ka kosto edhe jeta e sotme nuk është e barabartë për të gjithë, është një bashkëjetesë e dy personazheve njëri që mbetet në shpellë dhe tjetrin që vjen poshtë nga shpella dhe që deri në fund nuk dihet se cilit i ka ra më mirë në këtë kuptim”, tha  Hyseni.

Romani “Shpella”u promovua në mesin e dhjetëra shkrimtarëve të të gjitha trojeve  shqiptare, të cilët ishin pjesë e kolonisë letrare ‘’Muza e Jezercit, që po mbahet në këtë fshat,  organizuar nga klubi letrar “De Rada”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending