Connect with us

Ferizaj

Mbahet seminar teknik në Ferizaj me instruktorin Allen Tanzadeh

Published

on

Instruktori i njohur botëror i sporteve marciale Allen Tanzadeh, qëndroi për dy ditë në Ferizaj ku vizitoi klubin e karatesë ‘’Kastrioti’’ me të cilin përmes një seminari teknik shkëmbyen përvojat në këtë sport. Seminari ishte i hapur për të gjitha stilet dhe shkollat e karatesë me qëllim ngritjen cilësisë teknike tek studentët dhe garuesit e karatesë.

Instruktori Tanzadeh, u shpreh i lumtur për vizitën në Ferizaj, duke theksuar se ndihet i mahnitur me talentin që fëmijët e këtij klubi kanë për këtë sport.

“Së pari dua të falënderoj të gjithë, por në veçanti Raifin i cili më ka ftuar mua, kam udhëtuar për herë të parë këtu dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Për mua është impresive të shoh fëmijët në këtë nivel, kata dhe kumite, veçanërisht  në kumite ku ka shumë talentë të cilët janë premtues për të ardhmen, jam shumë i impresionuar me ta. Kosova ka shumë njerëz të mirë dhe shumë miqësor dhe do të doja të vijë prapë, më pëlqen shumë”,tha Tanzadeh.

I kënaqur me përgatitjen e karateistëve të këtij klubi u shpreh edhe asistenti i Tanzadeh, Naci Ozsoy, nga Turqia.

Jam i kënaqur me nivelin që kam gjetur këtu dhe jam i gatshëm çdoherë që t’iu ndihmoj karateistëve këtu që me shku në range më të larta në nivele evropiane e botërore, por sa pashë unë këtu ka shumë talentë” ,tha Ozsoy.

Kurse, trajneri i klubit “Kastrioti’’ Raif Musa, tha se ky klub pati privilegjin që të vizitohet nga një instruktor siç është Tanzadeh, edhe pse vetëm për dy ditë.

Ne si klub i karatesë meqenëse zhvillojmë një stil të veçantë në krahasim me klubet e tjera në nivel të Kosovës, lidhjet tona që i kemi shoqërore me nivelin e rangut botëror, kemi arritur të sjellim një instruktor  shumë të madh të nivelit botëror siç është Tanzadeh, është në nivelin e shtatë, brezin e zi, shkallën e shtatë ndryshe titullin Kyoshi, po ashtu është Ozsoy është kryetar i Federatës së Turqisë për stilin shitoriu dhe jemi shumë të kënaqur me punën dhe ndihmën që po na bëjnë neve si trajnerë, por edhe studentëve tanë”,tha Musa.

Instruksionet e Allen Tanzadeh, nxënësit kanë pasur mundësi t’i shohin përgjatë dy ditëve në kuadër të seminarit ndërkombëtar të karatesë, i cili është organizuar nga klubi i karatesë “Kastrioti”, ku interesim për instruksionet e tij kanë shfaqur edhe nxënës nga Maqedonia, Mali i Zi, Belgjika dhe Finlanda.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending