Connect with us

Ferizaj

Shënohet 110 vjetori i Kuvendit të Ferizajt

Published

on

Me rastin e 110 vjetorit të Kuvendit të Ferizajt, u mbajt një tribunë shkencore në të cilën morën pjesë personalitete të ndryshme nga këtu e komuna të tjera. Ky aktivitetet në të cilin u treguan ngjarje të ndryshme që ndodhën në periudhën 5 deri më 23 korrik të vitit 1908, u vlerësua shumë i rëndësishëm, për faktin se gjeneratat e reja do të mësojnë për historinë e ngjarjes që shënoi edhe fitoren e revolucionit xhonturk. Këtë tribunë shkencore e hapi kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili tha se qytetërimi shqiptar pati pothuaj gjatë tërë rrjedhës historike dy detyra të vështira, mbijetesën kulturore-nacionale dhe shpërndarjen e mesazheve të lirisë në formën dhe përmbajtjen më të virtytshme të saj.

“Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX qartësuan deri në pathyeshmëri psherëtimat e fundit të Perandorisë Osmane në çastet e saja të fundit para rënies. Në rrethana të tilla të komploteve botërore, në fushatën e krijimit të një rendi të ri botëror, bashkë me një konstruksion të ri të gjeopolitikës planetare, u organizuan shumë konferenca e kongrese ndërkombëtare, u lidhën shumë aleanca të fshehta e të hapura politike, si dhe u nënshkruan shumë traktate kobzeza nga fuqitë e kohës. Në të gjitha këto projekte politike, pika e përbashkët ishte: marrëveshjet e njëpasnjëshme ndërkombëtare për zhbërjen e kulturës shqiptare, në favor të realizimit të apetiteve gjeopolitike të fuqive të kohës, nga Evropa dhe nga Azia, në favor edhe të satelitëve të tyre më të vegjël. Shqiptarët, të prirë nga fryma komb-emancipuese e Rilindësve të mëdhenj, me mençuri, urtësi, guxim e këmbëngulje u rreshtuan në pengim të realizimit të projekteve të padrejta dhe brutale të kohës”, tha Aliu.

Gjatë kësaj tribune shkencore me punimet e tyre për Kuvendin e Ferizajt të vitit 1908, kanë folur edhe profesor Liman Rushiti dhe Bujar Dugolli.

‘’Me 1908 qysh në fillim të korrikut filloi grumbullimi i patriotëve shqiptar nga trojet shqiptare në Ferizaj për dhënie të besës kundër hakmarrjes dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të trojeve shqiptare në përgjithësi e posaçërisht ne vilajetin e Kosovës me qendër ne Shkup“, tha Liman Rushiti.

‘’Ndonëse ishte e nevojshme që të arrihet një gjuhë e përbashkët për një qëndrim të qartë kombëtar, siç ishte insistimi i patriotit Hasan Prishtina në Kuvendin e Ferizajt shqiptarët manifestonin katër rryma relativisht të kundërta. E para në Ferizaj kishte zëra që kërkonin pavarësinë e Shqipërisë, e dyta kishte zëra që kërkonin autonominë e Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Osmane, e treta kishte zëra që nuk mund të mendonin ekzistencën e shqiptarëve pa Perandorinë dhe pa sulltanin dhe e katërta ishte pjesa kur sulltanin e pranonin, por me përkufizime të absolutizmit të tij përmes zgjedhjeve parlamentare. Pra këto ishin fraksionet që ekzistonin në këtë Kuvend“, tha Bujar Dugolli.

Kuvendi i Ferizajt u organizua më 5 korrik të vitit 1908, ku pati jehonë të gjerë. Në të morën pjesë rreth 30 mijë shqiptarë nga Gjilani, Prishtina, Presheva dhe krahina të tjera të Kosovës. Historia shkruan që pjesëmarrësit u lidhen me komitetin patriotik “Bashkim e Përparim”  në përkrahje të revolucionit xhonturk, që premtonte mbrojtën e tokave shqiptare. Nën drejtimin e Isa Boletinit dhe Bajram Currit u hartua telegrami drejtuar sulltanit ku kërkohej shpallja e kushtetutës dhe thirrja e parlamentit, gjë që u realizua më 23 korrik të vitit 1908.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve dhe tre zyrtarëve të urbanizmit

Published

on

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore e Ferizajt dje ka shtyer nisjen e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve të urbanizimit të Ferizajt dhe tre zyrtarëve të tjerë të Komunës së Ferizajt, ndaj të cilëve Prokuroria e Shtetit më 12.02.2024 ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në Aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ish-drejtorët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis të Ferizajt, Faik Grainca dhe Lulzim Aliu, si dhe zyrtarët komunalë Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu po akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 422.1 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuza ka të bëjë me lëshimin e kundërligjshëm të lejes ndërtimore për objektin banesor të kompanisë “Hit Imperial” në afërsi të Arkivit Historik të Ferizajt, si dhe për mosekzekutimin e urdhërit për rrënim të mbindërtimit të kundërligjshëm në këtë lokacion.
Sipas “Betimit Për Drejtësi”, Gjykatësi i çështjes, Hebib Zeqiri, e ka shtyer seancës fillestare për muajin maj, për shkak të mungesës së njërës palë të akuzuar në gjykatore.

Shënim:

Sipas Ligjit, personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse gjykata e vërteton se janë fajtorë me aktgjykim të formës së prerë.

Continue Reading

Trending