Connect with us

Ferizaj

Shenjat e komunikacionit vazhdojnë të jenë të mbuluara nga gjethet, drejtori Halili ‘’harron’’ premtimin

Published

on

Megjithë premtimin e bërë publikisht, shenjat e komunikacionit të cilat janë të vendosura përgjatë rrugës ‘’Dëshmorët e Kombit’’, vazhdojnë të mbeten të mbuluara nga gjethet e drunjve dekorativ që ndodhen skajeve të kësaj rruge. Televizioni Tema në fillim të këtij muaji pati trajtuar këtë problematikë, për të cilën nga komuna e Ferizajt ishte premtuar se krasitja e këtyre drunjve do të bëhet në një afat sa më të shkurtër kohorë, mirëpo një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.

“Kemi probleme edhe me gjëra të tilla siç është fjala tek vendkalimet e këmbësorëve, por shumë shpejt nga e hëna do të marrim një aksion të tillë për pastrimin konkretisht për krasitjen e disa drunjve dekorativ të cilat janë në zonën e qytetit dhe që po paraqesin pengesë për qarkullim dhe shumë shpejt do të largohen ata drunj dhe do të bëhet krasitja për t’u liruar hapësirat’’, kishte deklaruar drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili.

Halili pati premtuar edhe për rregullimin e shenjave të komunikacionit.

“Po ashtu në të njëjtën kohë me kontratën e re që parashihet për shenjat e komunikacionit rrugor dhe ato informuese për qytet  ku e kemi nda në pesë llote do të bëhen disa punë shumë të mira dhe komunikacioni apo informimi për qytetarë dhe vozitës do të jetë shumë efikas”, ishte shprehur Halili.

Derisa gjethet e drunjve dekorativ mbulojnë shenjat e komunikacionit çdo ditë e më shumë, ekipi i Tv Temës tentoi të marrë një përgjigje nga drejtori Arben Halili për mosrealizim të premtimit, mirëpo ai ndodhej në pushim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending