Connect with us

Ferizaj

Pushteti propozon zgjerimin e hapësirës për varreza në Fshatin e Vjetër

Published

on

Komiteti për Politikë dhe Financa në mbledhjen e sotme ka diskutuar për hapësirën e varrezave të qytetit në Fshatin e Vjetër. Pushteti propozoi që parcelës prej 5 hektarëve të ndarë për varreza t’iu bashkëngjiten edhe mbi 28 hektarë tjerë  që ndodhen përreth asaj parcele, në mënyrë që problemi i varrezave të qytetit të zgjidhet për një kohë të gjatë. Megjithë mendimet për dhe kundër, anëtarët e këtij Komiteti vendosën që ky propozim të procedohet në Kuvend.

“Propozim i kryetarit të komunës ka qenë që të zgjerohet hapësira e varrezave dhe në kuadër të saj në vendimin paraprak është e shpallur rreth 15 hektarë interes i përgjithshëm, mirëpo për shkak të dizajnit apo formës adekuate është parë e udhës që ngastrat me të cilat kufizohet apo inkorporohen në kuadër të saj ngastre të shpallen interes i përgjithshëm të cilat janë në emër të personave fizik ose privat, po ashtu ngastra 579-13 është nën menaxhim të AKP-së dhe 567-1-2-3, krejt këto kanë një sipërfaqe prej 28 hektarë duke marrë për bazë edhe sipërfaqen  e ngastrës paraprake diku është një sipërfaqe 34 hektarë që mund të shërbej për varrezat e qytetit”, tha Sabri Murseli, drejtor i Pronës.

 “Ne nuk do të jemi në Kuvend për këtë pikë të rendit të ditës, nuk e dimë se çka ka nevojë tani që të shpronësojmë apo të shpallim interes të përgjithshëm edhe 13 hektarë të tjerë kur dihet se këto duhet të paguhen pasi ishin prona të personave privat”, tha Imri Hashani, LDK.

“Jeni kanë të kënaqur me ato 5 hektarë, çka është bërë tani me atë vend pse u dashtë me u shkaktu kaq shumë stres atyre banorëve, tani po del se keni në dispozicion 15 hektarë dhe po duhet me ua shtu edhe 13 hektarë me bë shpronësime e me harxhu para, ku ju jeni më të zëshëm si qeveri që jeni kursimtarë dhe kurseni para”, tha Burim Karameta, LDK.

“Kjo sipërfaqe e marrur nga persona privat për me ia bashkëngjit varrezave të qytetit është sipërfaqe jashtëzakonisht e madhe, unë e di se në disa vende është e domosdoshme që të merren për shkak të plotësimit, por të futen këto parcela që janë në periferi për mua është e pakuptimtë”, tha Rafiz Sejdiu, PDK.

Në këtë mbledhje, drejtori i Pronës Sabri Murseli, propozoi shpalljen edhe të disa ngastrave të tjera kadastrale si interes i përgjithshëm, për të cilat me shumicë votash  u vendos që të shkojnë në Kuvend për diskutim.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj ka kërkuar që të ndahet një pjesë e ngastrës me një sipërfaqe prej 10 ari për ndërtimin e xhamisë në fshatin Sojevë dhe në kuadër të saj pritet të ndërtohet edhe një objekt për ceremoni fetare, pjesa e sipërfaqes është afër varrezave të fshatit Sojevë dhe afër një ferme dhe shkollën nuk e ka afër është diku 300-400 metra larg shkollës dhe për mendimin tim është hapësirë adekuate për xhami. Drejtoria e Arsimit ka kërkuar nga sektori i pronës që të shpallë interes të përgjithshëm ngastrat kadastrale që janë pjesë e oborrit të shkollës në Prelez të Jerlive, mirëpo gjatë privatizimit kanë ka kaluar në emër të personave fizik, evidentohen në emër të Milot Misinit dhe Hasan Elezit që i kanë për 99 vite dhe e kemi parë të arsyeshme që t’i shpallim interes të përgjithshëm dhe në të ardhmen të shohim mënyrën e kompensimit, pasi në ato ngastra është pjesa dërmuese e oborrit të shkollës. Banorët e fshatit Zllatarë kanë kërkuar që të shpallet në interes të përgjithshëm  një parcelë, pronë e Agjencisë Pyjore, me arsyetim se hapësira e varrezave është e stërmbushur dhe kjo ngastër duhet të destinohet për varreza dhe e kemi pa të rrugës që ta qesim në propozim që të bëhet kjo zgjidhje”, tha Sabri Murseli.

Në seancën e Kuvendit Komunal që do të mbahet më 31 korrik, do të diskutohet edhe për raportin  financiar për periudhën Janar-Qershor 2018, si dhe është paraparë zgjedhja e nënkryetarit të komunës së Ferizajt nga radhët e komuniteteve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending