Connect with us

Ferizaj

Pëson ndryshime rregullorja për taksa, tarifa dhe gjoba komunale

Published

on

Ekzekutivi i Ferizajt këto ditë është duke e përgatitur draft rregulloren e re për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Për këtë rregullore është mbajtur edhe diskutimi publik, ndërkaq pritet që në seancën e shtatorit ajo të dalë për miratim. Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti, tregoi se ndryshimi i kësaj rregulloreje ka për qëllim rritjen e të hyrave vetanake të komunës si dhe ofrimin e lehtësira për disa kategori të bizneseve.

“Kryesisht ka ndryshuar çmimorja në gjendjen civile për dokumenteve zyrtare siç janë certifikata e martesës, ajo e lindjes, është shtuar shuma tek certifikata e vdekjes, si dhe janë shtuar gjobat për lajmërim të vonshëm të lindjes. Po ashtu tek Drejtoria e Financave ka ndryshuar çmimi i pronave në shfrytëzim dhe atyre me qira. Tek Drejtoria e Kadastrit ka ndryshuar çmimi tek matjet kadastrale, si dhe janë kategorizuar në këto çmime shoqatat e dala nga lufta dhe të burgosurve politikë. Mund t’iu them se në përgjithësi çmimet që janë rritur nuk e kalojnë rritjen më shumë se tri euro”, tha Ajeti.

Me t’u bërë publik ndryshimi i rregullores për taksa, tarifa ngarkesa dhe gjoba komunale, drejtoresha e Financave thotë se në zyrat e kësaj drejtorie ka pasur fluks të madh të qytetarëve dhe bizneseve që janë interesuar për këto ndryshime, por në anën tjetër tek diskutimi publik ajo thotë se nuk është e kënaqur me pjesëmarrjen e publikut.

“Momentin që ne e kemi plasuar në Asamblenë komunale për ta hedhur në diskutim publik këtë rregullore menjëherë të nesërme kemi pasur ankesa dhe kërkesa nga qytetarët e posaçërisht bizneset, por në anën tjetër edhe pse është paralajmëruar me kohë dëgjimi publik,  do të thoja se jemi relativisht të kënaqur me pjesëmarrjen e tyre në Kuvend, duke pasur parasysh që aty dashtë të ketë kërkesa të cilat më vonë ne do t’i marrim parasysh në hartimin e draftit final të kësaj rregulloreje“, tha Sebahate Ajeti.

Me ndryshimet që ka paraparë kjo rregullore e re, sipas drejtoreshës Ajeti, përfitues do të jenë qytetarët e këtushëm, meqë rritja e të hyrave do të mundësoj realizimin e projekteve të nevojshme për ta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending