Connect with us

Ferizaj

Ferizajasit e konsiderojnë humbje të madhe vdekjen e Demaçit

Published

on

Në ditën kur u varros veprimtari i madh i çështjes kombëtare Adem Demaçi, qytetarët ferizajas dhe ata të cilët patën rastin të njihen nga afër me të, e vlerësuan lartë kontributin e Demaçit të dhënë për Kosovën. Ata thanë se vdekja e Demaçit është humbje e  madhe për popullin shqiptar.

“Kënaqësia më e madhe ka qenë me qenë shok i Adem Demaçit dhe ka qenë një Adem që nuk e ka urryer askënd, ai ka sakrifikuar 28 vite burg për këtë popull, unë me bacën Adem jemi takuar pas burgut dhe më njohu në bazë të babait tim dhe më tha që të themeloj Këshillin për të Drejtat e Njeriut dhe e kam formuar menjëherë në vitin 1090, kemi punuar së bashku 9 vite dhe  shpesh i  thosha po na quajnë këshill vajtues”,tha Milaim Jashari.

“Bacën Adem e kam njohur nga afër,  e kam përcjell zakonisht në vizitat e tij që i ka bërë në Zvicër dhe kam qindra foto në arkivin tim dhe do t’i publikoj ato që kanë të bëjnë afërsinë e tij me mërgimtarë, ushtarë e humanistë, po ashtu më vjen mirë që kam arrit që çastet më të gëzueshme të bacës Adem t’i kapi me objektivin tim sidomos me humanistën e madhe, në dasmën e djalit të Agim Ramadanit kur baca Adem dhe Rifat Jashari i prinë valles, uroj që trashëgimia e tij, vlerat që i ka dhënë ai të përcillen tek brezat në të ardhmen, ne kemi dhënë figura shumë madhore, kemi dhënë Ibrahim Rugovën, Mark Krasniqin, shumë të mirënjohurin pajtuesin e gjaqeve Anton Qetën çka do të thotë se kanë shkuar në amshim katër figurat më të mëdha që ka pasur Kosova, sepse secili është emblemë në vete që ka dhënë kontribut, mirëpo nëse kompletohet kontributi i të gjithëve atëherë kemi  një mozaik vlerash njerëzie dhe atdhetarie”, tha Rexhep Rifati.

“Unë  e kam njohur bacën Adem si gazetar që jam dhe kam pasur rastin të zhvilloj disa intervista me  të sidomos në kohën e luftës kur baca Adem si njëri ndër shqiptarët më të guximshëm ishte përfaqësues politik i të lavdishmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këtë post baca Adem e kryente në mes të Prishtinës dhe nëse flasim për guxim dhe sakrificë është vështirë të gjesh njeri të dytë siç është Adem Demaçi”, tha Afrim Mustafa.

“Unë nuk njoh, as nuk kam dëgju se ka pas sakrificë më të madhe se ai, unë nuk njoh ndonjë njeri në Evropë sikurse Demaçi,  28 vite me i mbajt burg, ai e ka pas atë qëndrim dhe ka qenë i vetmi, asnjë shok nuk mundesh t’ia bësh”, tha Sejdi Sejdiu.

“Kontributi i Demaçit është  i rrallë, unë e kam pas adhuru edhe Rugovën, por ky ka vuajtur për Kosovën më është dhimbur shumë, unë nuk njoh tjetër që ka dhënë kontribut më të madh se Demaçi, nuk njoh person në Kosovë po flas për vitet që i kam unë, se historia tregon që ka pasur edhe patriotë tjerë që kanë punuar për Kosovë dhe e kanë dhënë jetën për të”, tha Bahri Jusufi.

Veprimtari i shquar Adem Demaçi, ka ndërruar jetë dy ditë më parë në moshën 82 vjeçare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending