Connect with us

Ferizaj

Shpronësimi për varrezat e Ferizajt – 400 mijë apo 3 milionë euro? 

Published

on

Versioni i fundit i propozuar nga ekzekutivi komunal për lokacionin e varrezave të Ferizajt afër ish-aeroportit të bujqësisë në Fshatin e Vjetër, mund t’iu kushtojë taksapaguesve të Ferizajt deri në 3 milionë euro.  Kjo për arsye se zgjerimi i hapësirës së propozuar në Fshatin e Vjetër do të bëhet me shpronësim të 6 parcelave private, që gjenden në afërsi të  magjistrales Ferizaj – Shkup.

Avni Rekaj, njëri ndër 6 pronarët e 13 hektarëve të tokës për të cilat komuna ka propozuar që t’i shpallë si interes të përgjithshëm, thotë se vlera e tokës së tij sipas tregut është 2500 euro për ari. Rekaj shprehet se nëse komuna nuk ia paguan me këtë çmim ai nuk do të pranojë të japë tokën e tij për varreza të qytetit.

“Këtu çmimi i tregut sillet rreth 2500 euro për ari, apo 25 euro metra katrorë, kjo pronë është private unë nuk e kam pas plan me shitë, ma herët kam dashtë me shitë, por nuk e kam shitur se ma kanë pagu lirë dhe kam fillu me punu vetë, kam mbjellë lule shtogu, por tani komuna po donë me i marrë disa parcela këtu për interesa të veta edhe me i pagu, por nëse i paguan me çmim të lirë unë nuk jam dakord me ja dhanë me çmim të lirë, pasi çmimi i tregut sillet rreth 2500 euro për ari dhe tani nuk e di komuna çfarë çmimi ofron, por nëse nuk jemi të kënaqur kemi me bë edhe ankesa dhe nuk jam për me dhanë me çmim të lirë, pasi kjo hapësirë është afër magjistrales dhe nuk është e lirë”, tha  Rekaj.

Derisa ky pronar thotë se vlera e tokës së tij është 2500 euro për ari, Drejtoria Komunale e Pronës jep vlerësime shumë më të ulëta të kostos së tokës në atë zonë.

“Duke marrë për bazë shpronësimin e fundit që ka ndodhur nga “Bechtel- Enka”, maksimumi i shpronësimeve ka qenë  900 euro për ari, ndërsa në këtë pjesë sipas mendimit të zyrtarëve që merren me vlerësimin e pasurisë  së paluajtshme diku sillet prej 2-5 euro metra katrorë apo 200-500 euro,  ndërsa pagesat do të shohim do të planifikojmë se si, qoftë përmes këmbimit apo pagesës, vetë fakti që kemi përfitu prona na ka shty me bë këtë zgjidhje, edhe pse kemi thënë se nuk do të bëjmë shpronësime, por tash është një e mirë se nuk ka protesta nga banorët dhe na ka shty të sakrifikojmë edhe ne sikurse po sakrifikon rrethi i atij fshati, faktikisht komuna do t’i gjejë alternativat se nuk është vlerë e papërballueshme për të ardhmen, për momentin po, por jo edhe për të ardhmen”, tha Sabri Murseli.

Nga Drejtoria Komunale bëhet e ditur se Komuna e Ferizajt ka buxhet për shpronësime vetëm 455 mijë euro, aq sa pritet të jenë në dispozicion edhe për vitin fiskal 2019.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending