Connect with us

Ferizaj

Hapet ekspozita me fotografi nga trashëgimia kulturore e Ferizajt

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës”, në oborrin e bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, Muzeu i Qytetit ka hapur ekspozitën me fotografi nga trashëgimia kulturore e trevës së Ferizajt.

Udhëheqësi i Muzeut të Qytetit Ilir Bytyqi, tha se kjo ekspozitë ka për synim të paraqes momente të ndryshme historike të qytetit tonë si dhe pamjen e qytetit ndër periudha historike.

“Njësia për Trashëgimi dhe Muze ka paraparë që të bëj një ekspozitë ku do të prezantohet trashëgimia kulturore, ku hynë ajo arkeologjike, etnologjike dhe historike. Kemi figurën që është e njëvjeçarit të 6, më pas kemi edhe eksponatet e tjera që na përfaqësojnë nga periudha e neolitit e bronzit deri në periudhën e hekurit dhe ato historike, përpos sektorit të arkeologjisë kemi edhe sektorin e etnologjisë ku paraqitet tradita, veshja, veglat e punës dhe mënyra e jetesës e cila e ka karakterizua trevën e Ferizajt në periudha të ndryshme, ndërsa ajo që po ngjallë interesim është ajo historike ku prezantohet lashtësia e qytetit ku janë të paraqitura aspektet historike, çështjet politike, më pas arkitektura që ka ndryshuar ndër vite, andaj kjo ekspozitë është e mirë për qytetarët dhe mërgimtarët që të njihen më shumë me vlerat dhe vjetërsinë e kësaj treve”, tha Bytyqi.

Këtë ekspozitë e mirëpritën edhe qytetarët ferizajas, të cilët thanë se të tilla duhet të organizohen më shpesh.

“Pak ka ekspozita pasi Ferizaj ka vlera shumë, por po më duket se janë pak dhe të paraqitura në mënyrë të thjeshtë, ajo që po më ngjallë nostalgji është fotografia ku krahasohet qytetit i Ferizajt në kohën e tashme dhe në vitet e mëhershme, por në përgjithësi është e mirë kjo ekspozitë, është e qëlluar”, tha Beqir Tërstena.

“Shumë e mirë kjo ekspozitë, duhet me ua përkujtu të rinjve të kaluarën tonë”, tha një tjetër qytetar.

Ekspozita me fotografi nga trashëgimia kulturore e trevës së Ferizajt, do të jetë e hapur deri më 2 gusht.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending