Connect with us

Ferizaj

Kuvendi vendos për shpronësimin e tokave për varreza në Fshatin e Vjetër

Published

on

Parcelës së destinuar për varreza të qytetit në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, iu bashkëngjitën edhe 26 hektarë të tjerë. Me shumicë votash asamblistët ferizajas votuan që rreth 26 hektarë tokë të jepen në shfrytëzim për varreza të qytetit. Për këtë, pati kritika të ashpra nga kuvendarët e opozitës, për shkak që hektarët e dedikuar për varreza duhej paraprakisht të shpronësoheshin nga komuna e Ferizajt.

“Unë veç një pyetje kisha pas dëshirë me ia bë drejtorit, a keni buxhet ju lutem për këto shpronësime kur dihet që në planifikimin e vitit që vjen janë vetëm rreth 500 mijë euro mjete për shpronësime, ndërkaq vetëm këto parcela qe pretendoni t’i shpronësoni besoj qe kapin vlera milionëshe. Po ashtu si ka mundësi që sot po doni ta merrni një vendim tjetër duke mos e shfuqizuar të parin që ishte pikërisht për varreza në këtë fshat. Me Planin Zhvillimor Komunal këto parcela të Fshatit të Vjetër janë paraparë për zhvillim ekonomik, ndërsa ju s’po mendoni fare për këtë”, tha Balton Dërguti i LDK-së.

“Ekzistojnë edhe alternativa të tjera, nuk do të thotë se patjetër t’i shpronësojmë, mund të ofrojmë edhe këmbime në të ardhmen, tash alternativat a i parashohim në vitin 2019 apo 2020 kryesorja ligji na mundëson edhe këto alternativa. Prandaj kjo nuk është për shqetësim”, tha drejtori i Pronës Sabri Murseli.

“Drejtori tha se pushteti ka edhe alternativa të tjera, tha se mund ta bëjmë edhe kompensimin, nëse është kjo forme atëherë drejtor kërkohet që të propozohet sipas ligjit 04L 144 që është për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale, nuk mund të shkojmë me këtë formë të shpalljes së interesit të përgjithshëm e pastaj t’i zhvilloni procedurat për këmbim të pronës”, tha Enver Haliti nga LVV.

Për ta arsyetuar këtë propozim-vendim, drejtorit të Pronës në ndihmë i dolën edhe nënkryetari i komunës Naim Ferati si dhe drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu. Aliu edhe këtu ia përkujtoj LDK-së që ka lënë borxhe të mëdha sa i përket shpronësimeve.

“Ju atëherë keni marrë një vendim arbitrar pikërisht për shkak se s’keni mundur me realizu një vendim të paligjshëm në Balaj e pastaj e keni shpall në interes të përgjithshëm një pjesë shumë të mirë të qytetit që ka kushtu minimumi 600 mijë euro. Është e vërtet që duhet të parashikohet vlera e shpronësimeve sepse ju i keni lënë borxh 1.5 milion euro që veç ju e dini se pse i keni bërë ato”, tha Lulzim Aliu.

E dikur vonë fjalën e mori ish-kryetari nga radhët  e LDK-së Muharrem Svarqa. Ai këmbënguli që me këtë vendim Kuvendi po gabon, pasi që ky investim as që parashihet me Planin Zhvillimor Komunal.

“Ne nuk po e kontestojmë përpjekjen për zgjidhjen e problemit për varreza, por ta dini që kjo nuk është në harmoni me Planin Zhvillimor Komunal dhe kjo nuk është mirë që të ngatërrohet çështja vetëm në mënyrë parciale, vetëm për qëllime individuale dhe pushtetore, sepse pushteti është rrotacion. Ndërkaq akuzat dhe shantazhet nuk janë formë  e funksionimit të një Kuvendi për shkak që institucionet  e pavarura funksionojnë edhe atëherë kur nuk ka ndonjë vendim të Kuvendit, por që e monitorojnë punën e Kuvendit dhe zyrtarëve që punojnë këtu”, tha Svarqa.

As në këtë seancë Nehat Mustafa i PDK-së nuk e la pa e kritikuar partinë e tij. Madje tha se përgatitja e materialeve flet për një joseriozitet  të këtij pushteti.

Prapë po ua përsëris kur kërkoja afat tri ditë me shty thoshi jo nuk bën, tash keni me pas akoma kohë për të humbur dhe prapë keni me pas problem, sepse po dilni shumë jo serioz në përgatitjen e materialeve, kështu që si doni kalkuloni dine që vota jem është kundër”, tha ai.

Kësisoj debati zgjati goxha shumë dhe në fund me shumicë votash ky vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm të disa ngastrave kadastale për varreza të  qytetit në Fshatin e Vjetër u miratua. Më pas Kuvendi vazhdoi punimet që kryesisht kishin të bënin me vendime të ngjashme. Ai miratoi edhe një varg vendimesh që lidhen kryesisht me ndërrim të ngastrave kadastrale si dhe shpallje të interesit të përgjithshëm. Po ashtu, një tjetër vendim që sot mori Kuvendi ishte emërimi i Florim Bajramit në pozitën e nënkryetarit të komunës për komunitete.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending