Connect with us

Ferizaj

Asamblisti Muhamet Halili braktis AAK-në, vazhdon i pavarur

Published

on

Përveç LDK-së, për vendimin e djeshëm për shpallje të interesit të përgjithshëm të pronave në Fshatin e Vjetër, kundër votuan edhe dy asamblistë të tjerë. Ishte Nehat Mustafa i PDK-së dhe Muhamet Halili i cili ditë më parë dha dorëheqje nga AAK-ja. Ky i fundit në seancën e djeshme u prezantua si këshilltar i pavarur i Kuvendit, ndërsa tha se pavarësisht ofertave që tashmë ka nga partitë politike, do të qëndroj i pavarur. Madje, Halili tha se secila parti do të dëshironte ta kishte anëtar atë,  si një kuadër me bagazh të madh politik.

“Po unë e kam bërë njoftimin tek kryesuesja se do të jem anëtar i pavarur dhe kështu do të vazhdoj. Ndryshe, të gjitha partitë kanë  interes të kenë një kuadër të tillë, të kenë një potencial çfarë unë kam pasur më shumë se një dekadë në AAK dhe në bazë të fuqisë politike qe ne kemi pasur si në zgjedhje të 2014 ashtu edhe në 2017, gjithsesi ka kërkesa, por unë do të jem anëtar i pavarur  dhe do t’i mbështes interesat e qytetarëve në përgjithësi”, tha Muhamet Halili.

Me këtë rast, Halili tregoi edhe për arsyet e dorëheqjes nga AAK-ja. Tha se si anëtar i kryesisë dhe si një kandidat me numër të konsideruar votash, nuk u shpërblye nga partia.

“Arsyeja dhe qëllimi pse unë jam larguar nga AAK-ja është publike realisht për shkak të mospajtimeve të mija që kanë ndodhë gjatë procesit të nominimit të drejtorëve dhe nënkryetarit të komunës dhe për këtë arsye unë kam dhënë dorëheqje publike edhe me shkrim që e kam dërguar në Kuvend, por edhe në degën e partisë“, tha Halili.

Ndryshe, larg mikrofonit, Muhamet Halili la të kuptohet që së shpejti Kuvendit Komunal të Ferizajt do t’i shtohen edhe dy anëtarë të tjerë të pavarur, që kësisoj pritet të bëhet edhe një grup tjetër parlamentar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending