Connect with us

Ferizaj

Hapet panairi i prodhimeve bujqësore në Ferizaj

Published

on

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, në Ferizaj është hapur panairi i prodhimeve bujqësore. Në këtë panair që është organizuar nga organizata IKC, po marrinë pjesë rreth 100 prodhues nga rajoni i Ferizajt.  Në hapjen e këtij panairi ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizaj Agim Aliu, i cili tha se për qeverinë lokale është prioritet zhvillimi i fushës së bujqësisë.

‘’U ndjeva mirë kur pashë këta fermerë, për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur, këta fermerë që i kam çmuar dhe do i çmoj përgjithmonë se janë pjesa që jetojnë me djersën e tyre dhe ne pikërisht duke çmuar djersën e tyre tashmë jemi bërë gjithnjë e më shumë aleat më të fuqishëm të tyre dhe çdo ditë e punës sonë do të tregoj se kjo aleancë do të zgjasë, sepse jemi shumë të sigurt se duke mbështetur dhe duke organizuar panaire të tilla bëjmë një shërbim të rëndësishëm për konsumin e sigurt që sot u duhet qytetarëve të Ferizajt”, tha Aliu.

Kurse, përfaqësuesi i organizatës IKC Ekrem Bajrami, tha se përmes organizimeve të tilla synojnë që prodhuesve vendor t’iu sjellin përfitime.

“Është një kënaqësi për neve si IKC  që të bëjmë organizime të tilla e veçmas sot në Ferizaj me përkrahje të komunës, unë falënderoj drejtorin e Bujqësisë dhe fermerët duke u dëshiruar një ditë profitabile”, tha Bajrami.

Të kënaqur me organizimin e këtij panairi u shprehen edhe pjesëmarrësit.

“Kemi lloje të ndryshme të produkteve, turshi, perime e pemë të freskëta, i kemi të gjitha produkte vendore, i kultivojmë vetë, ne jemi disa gra që jemi gjysmë të shkolluara, e kemi gjetur veten këtu dhe mirë na shkon puna por kemi nevojë me na përkrah më shumë dhe është IKC–ja që na dërgon në vende të ndryshme ku ne i ekspozojmë produktet tona”, tha Xheva Haziri.

“Ne jemi nga kompania “Bletaria” nga fshati Komogllavë, merremi vetëm me këtë punë dhe ky panair është i veçantë, është viti pestë me radhë që po mbahet, është i nevojshëm patjetër për shkak se këtu është një sensibilizim më i madh i qytetarëve”, tha Adhurim Halili.

Panairi me prodhime bujqësore i cili po mbahet në bulevardin e qytetit do të qëndroj i hapur tri ditë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending