Connect with us

Ferizaj

Diskutohet draft rregullorja për të drejtat e fëmijëve

Published

on

Në praninë e një numri të konsideruar të qytetarëve, kryesisht fëmijë, u mbajt diskutimi publik i Draft Rregullores Komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijë. Para të pranishmëve rregullorja u prezantua nga kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi- Bytyqi.

“Dispozitat e kësaj rregulloreje zbatohen për të gjithë fëmijët, veçanërisht për fëmijët më të përjashtuar dhe më të cenuar (pavarësisht racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimit politik apo ndonjë mendimi tjetër, origjinës kombëtare, përkatësisë etnike, pasurisë, aftësisë së kufizuar, prejardhjes familjare të fëmijëve, prindërve të tyre apo kujdestarëve ligjor) dhe shtrihet në të gjitha institucionet të cilat janë nën administrimin e komunës së Ferizajt apo veprojnë në nivel komunal”, tha Gashi-Bytyqi.

Në këtë diskutim, zyrtarë komunal nga Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, elaboruan aspekte të këtij dokumenti duke e quajtur një hap para në plotësimin e kritereve të nevojshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

“Po ndihem i privilegjuar se kohët e fundit po i vëmë disa korniza, disa baza ligjore që na mundësojnë për një avancim sa më të madh për të drejtat e fëmijëve,  çdoherë duke pasur parasysh dëgjimin e kërkesave të fëmijëve, por edhe të jenë në procese vendimmarrëse të komunës. Kjo rregullore ngrit edhe nivelin e përgjegjësisë së institucioneve për të qenë më llogaridhënës”, tha Ibush Bakolli, zyrtar i Drejtorisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq të pranishmit, për të cilit as ekzekutivi e as legjislativi nuk ishin kujdesur që t’i pajisnin me material të kësaj rregulloreje, nuk patën ndonjë interesim të shtuar për të kontribuar në këtë debat publik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending