Connect with us

Ferizaj

Asfaltohet rruga ‘’Astrit Bytyqi’’ në Ferizaj

Published

on

Një kërkesë e një djaloshi të rrugës “Astrit Bytyqi” drejtuar kryetarit të komunës përmes e-mailit, bëri që Agim Aliu t’i përshpejtoj procedurat për të nisur shtresën e dytë të asfaltimit të kësaj rruge. Aliu sot gjatë vizitës që ia bëri punimeve që po zhvillohen në këtë projekt, kishte ftuar djaloshin Endri Rexhepin për t’i treguar publikisht që kërkesat dhe ankesat e fëmijëve dhe qytetarëve  në përgjithësi, do t’i marrë gjithmonë parasysh.

“Endri i ka disa kërkesa të cilat ne jemi detyruar t’i plotësojmë, sepse mbi të gjitha e kemi obligim të punojmë për gjeneratat e ardhshme dhe padyshim që ne do të punojmë që Endri të ndihet mirë në secilën punë dhe secilin angazhim tonin. Unë jam sot këtu për t’iu premtuar edhe fëmijëve të tjerë se projekte të ngjashme nuk do të lihen anash, por pushteti ynë do të punoj kështu nëpër shumë projekte  të tjera”, tha Aliu.

Me këtë rast, kryetari Aliu ka vlerësuar se asfaltimi i rrugës “Astrit Bytyqi” ka një rëndësi të madhe për banorët e kësaj pjese të qytetit, por edhe për të tjerët.

“Një projekt shumë i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt, një projekte shumë i rëndësishëm për këtë zonë urbane të qytetit. Është një projekt që ka gjatësi rrugore rreth 2 kilometra, në të cilën është punuar kanalizimi fekal dhe ai atmosferik, trotuari, ndriçimi, në një pjese ku ka qenë e mundur edhe shtegu për çiklistë. Pra, është një projekt me të gjitha parametrat modern dhe infrastrukturën me standarde të reja”, tha Aliu.

Infrastruktura e rrugës “Astrit Bytyqi”,  buxhetit të komunës i ka kushtuar rreth 300 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending