Connect with us

Ferizaj

Reagim i RTV TEMA

Published

on

Në ueb-faqen e Komunës së Ferizajt sot është publikuar një listë e qiramarrësve borxhlinj ndaj këtij institucioni për vitin e largët 2004, në të cilën figuron edhe emri i subjektit Radio TEMA, me një borxh të pretenduar prej 3,000 Euro për shfrytëzim të 100m2 në Bibliotekën e Qytetit.
Është obligim yni të informojmë, se Radio TEMA nuk ka kurrfarë borxhi ndaj Komunes Ferizaj, pra obligimet tona ndaj Komunes Ferizaj janë 0.00 EUR.

1) Administrata e tanishme komunale duhet të “gropojë” edhe pak më shumë, që të gjejë faktet se Radio TEMA ka bërë kompenzim të qiramarrjes me blerje dhe furnizim të naftës për ngrohje në objektin bibliotekës, dhe se studentët që mësonin aty kanë pasur ambient shumë të qetë e të ngrohtë për studime. Këtë periudhë duhet ta kenë mbajtur në mend disa udhëheqës apo zyrtarë komunal që asokohe ishin studentë, nëse në ndërkohë u kanë “humbur” letrat.
Poashtu, në emër të kompensimit, Radio TEMA gjatë kësaj periudhe e ka punësuar edhe një punëtor ndihmës nga komuniteti joshumicë, për të kryer sherbimet e mirëmbajtjes në tërë objektin e bibliotekës.

2) Në njoftimin për përfundimin e kontratës të datës 03.02.2005 (foto), Komuna Ferizaj nuk ka cekur ndonjë obligim që Radio Tema ka ndaj Komunes Ferizaj, as atëherë, e as tash, përndryshe nuk do të mund t’i regjistronim veturat zyrtare dhe nga ky institucion nuk do të na lëshohej vërtetimi me 0.00 borxh tash e 13 vite me radhë.

3) Edhe po të ishte ndonjë obligim i mbetur, që nuk është, ky do të ishte objekt i Ligjit për Faljen e Borxheve 05/L-043. Mbetja e këtij borxhi të pretenduar do të ishte edhe një dëshmi për joefikasitetin e Komunës së Ferizajt në inkasimin e parave të veta ndër vite. Pra , thënë troç, borxhet e pretenduara të vitit 2004 tash e kanë vlerën aq sa edhe bora e vitit 2004.
4) Për punën e mirë të Radio TEMA, ky radiostacion atë vit është shpërblyer nga rrjeti ndërkombëtar i One World Radio, si produksioni më i mirë në gjuhën shqipe për vitin 2004.
Ndërsa nga Komuna e Ferizajt ky medium është “shpërblyer” me urdhër për largim, sepse aty i duhej arkivi i heshtur dhe jo një radio e pavarur që synon transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë lokale.
Ky “shpërblim” nga Komuna e Ferizajt më 2005, i ka kushtuar Radios TEMA afro 23,000 EUR për zhvendosje të detyrueshme në një lokacion privat. Por zërin dhe punën nuk e ndalëm.
Dhe nuk kërkuam dëmshpërblim.

5) Për informim të plotë të publikut, jemi në situatë të kundërt me borxhe, dhe se borxhi aktual i arkëtueshëm që Komuna e Ferizajt ka ndaj QM TEMA është në vlerë 6,000 Euro.

Në fund, është mirë që Komuna e Ferizajt në vazhdën e ngritjes së transparencës, t’i publikojë të gjitha vendimet, dokumentet dhe faktet, dhe jo në formë selektive. Shoqëria civile e Ferizajt akoma po pret publikimin e detajeve të të GJITHA lejeve ndërtimore dhe të GJITHA vendimeve për subvencione.
Kjo do të ishte transparencë shembullore. Nëse i keni rendet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending