Connect with us

Ferizaj

Bashkatdhetarët i dhurojnë piano shkollës së muzikës “Çesk Zadeja”

Published

on

Shkollës së muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj, sot i është dhuruar një piano nga bashkatdhetarët Garip dhe Shkëlqim Shabani nga fshati Gaçkë i Ferizajt, të cilët jetojnë në Zvicër.

Babai i donatorëve, Gani Shabani, i cili me profesion është mësimdhënës, tha se ideja për dhurimin e kësaj piano erdhi duke e parë mungesën e instrumenteve muzikore të nevojshme për mësim.

“Gjithmonë kemi pasur mungesë të instrumenteve dhe tani djemtë duke punuar në Zvicër e kanë gjetur një piano me një çmim të volitshëm dhe më thanë që do ta sjellim në shkollë dhe nuk do të ndalemi përsëri do të sjellim piano dhe instrumente të tjera për nxënësit tanë”, tha Shabani.

Kurse, drejtori i shkollës së muzikës “Çesk Zadeja”, Bardh Abazi, tha se kjo shkollë po kompletohet me instrumente muzikore falë donatorëve.

“Shkolla jonë ka shumë nevojë për instrumente muzikore, por falë këtyre njerëzve të vullnetit të mirë që po gjejnë rrugën për ta sjellë nga aq larg dhe për t’ua sjellë nxënësve këtë instrument të nevojshëm më duket se po e zbusin mungesën e instrumenteve që është në shkollën tonë, e sidomos ky donacion që vjen nga një profesor i cili i di nevojat e shkollave”, tha Abazi.

Kjo është piano e 8-të që familja Shabani nga Ferizaj ua dhuron shkollave të këtushme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending