Connect with us

Ferizaj

Kurbanët shiten rrugëve të Ferizajt

Published

on

Shitja e kurbanëve edhe sivjet është bërë rrugëve të qytetit të Ferizajt. Qysh në orët e mëngjesit rruga “Driton Islami” ishte vërshuar nga shitësit të cilët kishin dalë për t’i shitur kurbanët një ditë para shënimit të festës së Kurban Bajramit, e cila karakterizohet me therjen e kurbanëve. Shitësit thanë se tregtinë po e kryejnë rrugëve, meqë tregu i kafshëve është i mbyllur.

“Policia na pengun po na lirun mandej, nafaka jonë, na thanë që me shku te tregu, mirë e kanë pas po tregu ish kanë i mbylltë, mirë ish kanë në treg se për qeta është, ndërsa këtu i shesim, i therim, varet se si i gjejmë klientë”, tha Fatmir Shaqiri nga Bablaku.

“Mirë ka fillu, na pengoj Polica po mirë kaluam, na thanë të tregu po këtu e kemi shitjen më të mirë”, tha Ismail Gabrica nga Gadimja.

Përveç rrugës ‘’Driton Islami’’, si vend i përshtatshëm për shitjen e kurbanëve u konsiderua edhe rruga ‘’Ahmet Kaçiku’’, përkatësisht hapësira tek nënkalimi.

“Nesër është Kurban Bajrami, sot i kemi pru delet për me i shitë, jau di për nderë hyqmetit që na kanë lanë këtu, jena shumë mirë këtu, nuk na ka pengu kërkush kena shitë mirë, sot në sabah jena vendos, tash i kam edhe 32 pa i shitë se tjerat i kam shitë krejt”, tha Rexhep Mustafa.

Për të marrë një përgjigje rreth masave që ka ndërmarrë komuna e Ferizajt sa i përket shitjes së kurbanëve rrugëve të qytetit, Televizioni Tema provoi të kontaktojë me drejtorin e Bujqësisë dhe atë të Shërbimeve Publike, mirëpo kontakti me ta gjatë gjithë ditës ishte i pamundur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending