Connect with us

Ferizaj

Banorët bllokojnë magjistralen, kërkojnë asfaltimin e rrugës në Tërrn

Published

on

Përreth 30 minuta banorët e fshatit Tërrn, Bablak, Lubovc dhe Koshare, kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Shkup në shenjë revolte për mosasfaltimin e rrugës që kalon përgjatë këtyre fshatrave.

 “Këtu jemi për të ushtruar të drejtën tonë të protestës ndaj padrejtësive të vazhdueshme që po u bëhen komunitetit tonë, që nga viti 1999 ne përballemi me mungesë të kushteve elementare përfshi rrugën e cila nuk është përkujdesur asnjëherë askush për mirëmbajtjen e saj, shpresojmë që zëri i këtyre qytetarëve do të merret parasysh në mënyrë që të ndërmerret urgjentisht një masë për rehabilitimin e kësaj rruge”, tha Adnan Ibrahimi, banor i fshatit Tërrn.

“Fshati Tërrn i ka afër  1500 banorë,  ashtu edhe Bablaku, fshati Lubovc diku 500 banorë,  janë duke hek me vite në këtë rrugë me gropa e vërshime, këto fjalë të qytetarëve të tri fshatrave të hynë në vesh të qytetarëve sidomos të ministrit Pal Lekaj që të ndërmerr masa e ta rregullloj këtë rrugë”, tha Ramadan Ademi, banor i fshatit Tërrn.

Në mbështetje të banorëve ishin edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri dhe asamblistë të Kuvendit Komunal të Ferizajt.

 “Absolut nuk jemi për me blloku rrugë, por me zhblloku rrugë dhe për me bë zgjidhje, por vetë fakti që kjo rrugë është tranzitore dhe është përdorë nga të gjithë qytetarët dhe sot me u lënë pas dore që disa vite është absurde, unë kam shpresu prej Qeverisë Hardinaj dhe minsitrit Pal Lekaj pasi kemi qenë bashkë dhe kemi premtuar, ndërsa tani unë bëj edhe një herë apel që kjo rrugë duhet të shtrohet”, tha Labinot Tahiri.

“Është momenti i fundit që Ministria të reflektojë, janë shterur të gjtiha debatet dhe e vetmja formë është protesta prandaj unë pres që pas kësaj proteste ministri të reflektoj, pasi këta banorë me vite po gënjehen”, tha Amir Rexhepi, asamblist i KK.

“Çka është më e dhimbshme është se kjo rrugë ka hyrë si projekt, janë ndarë mjetet dhe me u  heq në fazën finale nga KRPP-ja kjo është e dhimbshme, nuk e di se nga e gjenë atë qetësim ministri Lekaj“, tha Saranda Musliu, asambliste në KK.

Ankesat e banorëve të këtyre fshatrave i arsyeton edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu. Ai tha se kanë kërkuar që procedurat ligjore për këtë projekt t’i barten komunës së Ferizajt.

“Unë kam kërkuar që procedurat të barten në komunën e Ferizajt për faktin se  kam llogaritur se ne si komunë do të merrnim përgjegjësinë e plotë për këtë proces në mënyrë që të shkurtohen afatet kohore dhe siç janë shpjeguar nga departamenti ligjor i Ministrisë së Infrastrukturës ka qenë se janë zhvilluar procedura të mëhershme dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk është bartur si çështje në komunën e Ferizajt pavarësisht se ne kemi insistuar”, tha Aliu.

Banorët paralajmëruan se protestat nuk do t’i ndalin deri në realizimin e kërkesës së tyre. Madje, ata thanë se në protestën e radhës rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup do ta bllokojnë gjatë tërë ditës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending